‘Prerja e kokave’ në PD, emrat që rrezikojnë largimin në 17 korrik si ‘armiq’ të Bashës nga Nishani, Ristani, Bozdo tek Hoxha! Ja çfarë ndodhi në 2013 dhe 2017

‘Prerja e kokave’ në PD, emrat që rrezikojnë largimin në 17 korrik si ‘armiq’ të Bashës nga Nishani, Ristani, Bozdo tek Hoxha! Ja çfarë ndodhi në 2013 dhe 2017

Lulzim Basha dhe kundërshtarët e tij politik

TIRANË- Pas çdo humbje në zgjedhjet e përgjithshme, në Partinë Demokratike nis një fushatë spastrimesh të figurave që kanë kundërshtuar linjën e kryetarit, duke e identifikuar si përgjegjës për vijimin e qëndrimit në opozitë. Historia pas zgjedhjeve të 2013 dhe 2017 priret të përsëritet në 17 korrik të këtij viti, tre muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Sinjali i parë për furtunën kundër kundërshtarëve të Bashës reflektohet në një formular të kryesisë së PD-së, e kontrolluar nga Basha, për analizën e humbjes. Në pikën pesë të formularit, u kërkohet degëve të PD-së të identifikojnë të gjithë personat influent të brendshëm dhe të jashtëm që kanë punuar kundër PD-së. Personat dhe veprimtaria e tyre kundër PD-së duhet të reflektohen në një raport dhe të dorëzohet në kryesinë e PD-së brenda datës 5 korrik.

Ky proces do të mbyllet me 10 korrik. Më pas, gjetjet do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar, i cili do të mblidhet në 17 korrik me vendim të Kryesisë së PD-së. Ndërkaq, krahas gjetjeve për humbjen, Kryesia e PD-së ka vendosur të përfshijë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, forumi më i rëndësishëm i PD-së. Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar janë një lëvizje politike për të ndëshkuar anëtarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Me 17 korrik pritet largimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, një nga kritikët më potencialë të Bashës. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Arben Ristani, anëtar i Këshillit, i cili gjithashtu i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen.

Në shënjestër të fushatës së spastrimit janë edhe Lisander Hoxha dhe Indrit Hoxha, të cilët kanë identifikuar Bashës si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Nga Këshilli i ri Kombëtar të PD pritet të mënjanohen edhe Alban Zeneli, Enno Bozdo, Suzana Guxholli dhe Erald Kapri, të cilët janë anëtarë të Këshillit aktual. Zeneli refuzoi urdhrin politik të Bashës dhe Berishës, duke pranuar mandatin e deputetit në pranverën e vitit 2019. Enno Bozdo dha dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD me në krye Jepi Gjanën, duke u distancuar nga farsa zgjedhore për rikonfirmimin e Bashës. Kaq do të mjaftonte për ndëshkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar. Ish-këshilltarja e Berishës, Suzana Guxholli, ka artikuluar disa kritika ndaj Bashës, ndërsa Erald Kapri u pozicionua në krah të Agron Shehajt, i cili sfidoi Bashën në zgjedhjet 13 qershorit për kreun e PD-së.

Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, për të ndëshkuar politikisht Nishanin dhe grupin e tij, nuk do të jenë forma e vetme e spastrimeve. Kryesia e PD-së ka lënë të hapur mundësinë për t’i propozuar Kuvendit Kombëtar ndryshime në statusin e PD-së. Kjo do të thotë se përmes ndryshimeve në status, Basha mund të shkrijë sekretariate, forume dhe struktura të ndryshme të partisë, të drejtuara nga kundërshtarë të tij, si dhe të ngrejë struktura të reja. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse Fatbardh Kadilli do të jetë apo jo pjesë e forumeve të larta të PD-së pas 17 korrikut 2021. Kadilli, ndërsa kandidoi për drejtimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha ka fytyrën e humbjes dhe se është përgjegjësi i vetëm për disfatën e PD-së në zgjedhjet e 21 prillit.

Po çfarë ndodhi pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017? Me përjashtimin nga lista e kandidatëve për deputetë, Basha largoi automatikisht nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar grupin e kundërshtarëve të parti. U larguan në bllok Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Keltis Kruja, Genc Ruli etj. Që të gjithë të larguarit u zëvendësuan me një rreth të ri të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datat 28-29 prill 2018. Në verën e vitit 2013, janë mënjanuar të tjerë kritikë të Lulzim Bashës, si Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Leonard Demi, Osman Metalla etj, rreth 40 figura të PD-së. U spostuan në atë kohë edhe Ferdinad Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Mark Marku, Jemin Gjana, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, por u afruan sërish pas katër vitesh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Rras Lala: 27/06/2021 20:38

    Shikoni mor Shqiptar se çfar katatlizmohe është Shqipria. Shal ngjitmi lyl dyli ka humb çdo zgjedhje e ky fundërrin nuk jep dorheqje e udhëheq një opozit koti që palla Ed Rama bo qef me ktë pallosh. Salmut Bershurra është shpall non grata nga USA e ai vazhdon bo karshillik Shqiptarve.po kush është fajtor ? ? ? ? ? ? Po si ka mundësi që ky kodosh populli i jep vot lyl dylit komplet debil i ler komplet pler. Po si ka mundësi që ky kodosh populli i jep vot salmut bershurrës ? Ky ka vrar, ka vjedhur, ka bër anarshi pa fund, ka tradhtuar Shqiprin i shiti Detin jevgjitve Grekbe prap ky kodosh popull debil e voton. Prandaj kti kodosh populli ja bëjn mir e pak i bojn se e meriton kto lloj pushtash politikan birra KURRRRVASH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën