Policia e Manzës ka proceduar penalisht 8 persona, 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të Plan-Operacionit “Roja i Gjelbër”, ku u sekuestruan 17 metër stere dhe 4 metra kub dru. Policia bën me dije se ka filluar procedimi penal për shtetasit:
•S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
•A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
•Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;
•G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.
Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 17 metra sterë dru.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
•" Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve S.D. R.S. E.C dhe A.C. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
•" Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasve Z.B. dhe G.B. parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
•Gj.Ç. 76 vjeç, banues në Manëz;
•B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.
Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh, në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.
[gallery]24129[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO