PRESHEVE- Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të zhvillojnë sot një protestë mbarëpopullore në shenjë indinjate për largimin e lapidarit nga xhandarmëria serbe mëngjesin e djeshëm.
Vendimi është marrë gjatë një takimi të liderëve politikë të Luginës së Preshevës që u zhvillua dje.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një konferencë për gazetarë dënoi veprimin e autoriteteve të shtetit serb dhe kërkoi që liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihen në bisedimet Kosovë - Serbi, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të përfshihet në qetësimin e gjendjes në këtë pjesë dhe njëherësh ka ftuar qytetarët që të hënën të dalin në protesta gjithë popullore.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa asnjë dyshim, edhe më tutje do të jenë gjakftohtë dhe me forma paqedashëse dhe me forma absolutisht demokratike do të veprojnë dhe në këtë drejtim, parimisht e kemi fituar edhe mbështetjen e parezervë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.
Në linjë telefonikë për A1Report Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa theksoi se qeveria Serbe nuk e njeh gjuhën e dialogut dhe kërkoi që qeveria shqiptare të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës në mënyrë që të përcaktohet përfundimisht statusi i shqiptarëve.
Kurse, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur se “Qëndrim i përbashkët i të gjithë liderëve politikë është që të qëndrojmë në realizimin e të drejtave legjitime individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
Edhe liderët tjerë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dënuan heqjen e lapidarit duke vlerësuar se qeveria serbe po vazhdon dhunën sistematike ndaj shqiptarëve ngjashëm si në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lapidari I UÇPMB u hoq nga xhandarmëria serbe