Presheva gati 'çelësin' për Ramën 
"T'i hapë udhë shqiptarëve në BE"

Presheva gati 'çelësin' për Ramën <br />
PRESHEVE - Vetëm pak orë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, mediat serbe i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë. Pas zërave se shefi i qeverisë shqiptare do të kërkojë çelësat e Beogradit, kjo nuk është pritur mirë nga analistët serb. Në një shkrim të analistit Cedomir Petrovic ai bën ironi dhe ngre pyetjen: Po sikur Edi Rama të na mbyll brenda ?
 
Ai e krahason dhënien e çelësit të Beogradit të njëjtë me idenë sikur kryeministrit shqiptar  t’i japësh çelësat e shtëpisë.
 
E nisur nga kjo autoritetet lokale në Preshevë janë bërë gati për t’i dhënë çelësat e komunës së Preshevë. Sipas mediave lokale ky çelës do t’i jepet Ramës me simbolikën për t’i hapur shqiptarëve të Luginës derën për në BE.  
 
Përgatitjet për ta mirëpritur Ramën në Luginën e Preshevës, kanë filluar. Në rrugë janë vendosur banera që i urojnë mirëseardhjen Ramës në Preshevë, duke e mirëpritur si kryeministër. Sipas axhendës, të cilën A1 Report e disponon, kryeministri Edi Rama ka parashikuar të vizitojë Luginën e Preshevës, në ditën e dytë të vizitës, më 11 nëntor.

rama ne presheve
rama ne presheve
rama ne presheve
 
Shefi i qeverisë shqiptare, ka parashikuar takim me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç si dhe me krerët e tjerë të Serbisë, por nuk është parashikuar takim me Presidentin Tomisllav Nikoliç.
 
Vizita e kryeministrit Shqiptar ishte parashikuar fillimisht në pranverën e shkuar por u gjet e vendit të shtyhej për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, ndërsa shtyrja e dytë erdhi pas ngjarjeve të ndeshjes Serbi-Shqipëri në tetor. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia