"Për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve, i jam adresuar qeverisë me një kërkesë për të shpjeguar se si ata do të numërojnë të zhvendosurit nga viti 1999 dhe në maj në vitin 2001?! Si rezultat i konfliktit të armatosur në zonën tokësore të sigurisë ata janë ende në territorin e Kosovës për shkak se nuk e kanë siguruar minimumin e kushteve për kthim “, tha Halimi në Kuvend në pjesën e parë të seancës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Depueti Halimi po ashtu paralajmëroi qeverinë serbe se “një numër i madh i shqiptarëve, kryesisht të rinj nga Lugina e Preshevës apo në Kosovë e Shqipëri tani gjenden në vendet e BE si azilkërkues për shkaqe të politikave diskriminuese dhe krizës ekonomike në rajonin më të varfër në Serbi dhe Evropë.”
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)