Presheva ndërpret bisedimet me
Beogradin: Po na diskriminon

Presheva ndërpret bisedimet me<br />Beogradin: Po na diskriminon
PRESHEVË - Liderët politikë shqiptarë të Luginës ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët, ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtar vazhdon t’i diskriminojë skajshmërisht shqiptarët e Luginës.

Ky vendim u mor pasi në seancën e fundit, Kuvendi i Serbisë nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit të vetëm shqiptar, Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë.

Me këtë ligj, Presheva do të mbetet pa gjykatë dhe prokurori, pasi qeveria serbe, me regjistrimin e fundit në Luginë, njeh më pak se 1000 shqiptarë, transmeton KTV.

“Planifikimi për Preshevë dhe Bujanoc është bërë në bazë të shënimeve të pasakta, të falsifikuara të Entit Statistikor për numrin e banorëve”, ka deklaruar Halimi.

Ndërkaq, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se arsye tjetër e ndërprerjes së komunikimit me Beogradin është edhe shkurtimi i buxhetit për komunat shqiptare.

Sipas tij, ato mjete të dedikuara iu shkojnë komunave serbe në Kosovë. Liderët politik shqiptarë bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani