Presheva padit Serbinë në
Strasburg për heqjen e lapidarit

PRESHEVE - Çështja e largimit të lapidarit pa vullnetin e popullit dhe të liderëve të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës duket se së shpejti nuk do të jetë më problem vetëm i Beogradit dhe Preshevës, por i komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij në Strasburg, transmeton “Presheva Jonë”.

Një dosje e plotë është përgatitur nga institucionet legjitime të Komunës së Preshevës mbi padrejtësitë e autoriteteve serbe për heqjen dhe fshehjen e Përmendores së UÇPMB-së më 20 janar të këtij viti.

Skënder Destani, kryetar i PDL dhe nënkryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar dje, se “institucionet kompetente të komunës kanë përgatitur një padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg”.

“Duke kundërshtuar heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrë tinëzare në orët e para të mëngjesit me forca të mëdha policore dhe me anë të xhandarmërisë serbe. Për këtë padrejtësi në kundërshtim me vendimet e komunës së Preshevës, në kundërshtim me vullnetin e popullatës së shqiptarëve në Luginë janë njoftuar në detaje edhe organizmat ndërkombëtare. Ky aksion i paparalajmëruar i forcave serbe edhe pse pritej pas vendimit për fatin e lapidarit zhgënjeu edhe OSBE-në dhe misionet diplomatike në Beograd”, tha Destani.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime