TIRANE - Dialogu paqësor është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve. Kështu është shprehur ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani gjatë takimit që pati sot me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në lidhje me heqjen e monumentit të UÇPMB-së nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës. Gaiani theksoi se Italia ka qenë dhe mbetet një mbrojtëse konseguente e të drejtave të pakicave.

I dënueshëm ka qenë edhe për ministrin Panariti heqja e lapidarit nga Lugina e Preshevës, i cili theksoi se mungesa e dialogut me autoritet lokale shqiptare, janë cenim i rëndë i drejtave të pakicave, të parashikuara nga aktet ndërkombëtare, si dhe një dhunim i ndjenjave të tyre kombëtare.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për deklarimet e Kryeministrit serb, Ivica Daçiç ku ai i cilëson shqiptarët si elementë terroristë. Akuza të tilla që prekin të gjithë Shqiptarët, si reminishenca të së kaluarën, bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që duhet të ekzistojë midis vendeve të rajonit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)