TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti zhvilloi sot takime të veçanta me ambasadorët e SHBA-së, të Mbretësisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Situata në jug të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët u tensionua pas heqjes nga xhandarmërua serbe e lapidarit në kujtim të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit, që zyrtarët komunalë kishin vendosur në mes të qytetit.
Ministri Panariti informoi ambasadorët lidhur mbi zhvillimet në Luginën e Preshevës, si dhe argumentoi reagimet përkatëse të autoriteteve shqiptare në lidhje me këto zhvillime.
Panariti vuri në dukje se qeveria shqiptare ka inkurajuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve reale që lidhen me të drejtat e popullsisë shqiptare në Jugun e Serbisë përmes dialogut. Këtë e kemi komunikuar si në drejtim të autoriteteve lokale shqiptare ashtu edhe në drejtim të qeverisjes qëndrore në Serbi.
Gjithashtu ministri Panariti, i vlerësoi si të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, të cilat dëmtojnë drejtperdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe sociale në Serbi.
Njëkohësisht, ministri Panariti ka theksuar se qeveria shqiptare vazhdon të ruajë konstanten e qëndrimit të saj konstruktiv në rajon, e në këtë kontekst mbetet e angazhuar për të zhvilluar marrëdhëniet me Republikën e Serbisë në interes të të dy popujve, sikurse ka pritshmërinë legjitime që kjo frymë të reciprokohet nga qeveria serbe.
Ndërkohë që Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe më pas në një deklaratë për mediat Komisioni i Jashtëm u shpreh se “po ndjek në vijimësi evolucionin e situatës dhe në bashkëpunim me MPJ, do të punojë në frymë konstruktive për zgjidhjen e saj, e cila nëse lejohet të përshkallezohet mund të bëhet shkas për një destabilizim të përgjithshëm të rajonit, duke venë kështu në diskutim gjithçka të arritur deri tani”.
"Komisioni ndjek me shqetësim përkeqësimin në vijueshmëri të situatës atje dhe i bën thirrje popullsisë shqiptare të atjeshme të tregojë maturi përkundrejt situatës së krijuar dhe të mos bjerë pre e provokimeve të palës serbe. Njëkohësisht ai i bën thirrje palës serbë të zgjidhë nën frymën e dialogut me autoritetet shqiptare të atjeshme problemet që kanë dalë së fundmi. Komisioni vëren me shqetësim shtimin e frymës millosheviçiane në qarqe të caktuara serbe, deklaratat dhe veprimet e së cilës kanë nxitur reagimin e palës shqiptare. Njëkohësisht ai nënvizon se situata në rajon nuk është produkt vetëm i qëndrimit të ndryshëm lidhur me çështjen e monumenteve, por ajo duhet parë nën këndvështrimin e problemeve më të hershme të këtij rajoni, që kanë të bëjnë me zhvillimin e pakët ekonomik dhe praninëe shtuar të xhandarmerisë serbe në rajon. Edhe njëherë, Komisioni përsërit nevojën e trajtimit të problemit me gjakftohtësi, në kuadër të respektimit të konventave ndërkombëtare si edhe Kartës së Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës", thuhet në njoftimin e Komisionit për politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Heqja e lapidarit u bë të dielën dhe ngjalli reagimin edhe të qeverisë shqiptare por dhe të Kosovës, duke akuzuar Serbinë se po shkel të drejtat e shqiptarëve, ndërkohë që Serbia i cilëson luftëtarët e UÇPMB-së si terroristë. Situata po shihet dhe po ndiqet me shqetësim dhe nga ndërkombëtarët të cilët bëjnë apel për qetësi. Dy ditë më parë kryeministri Berisha deklaroi se pas këtij incidenti edhe Shqipëria do të rishikojë marrëdhëniet me Serbinë.
Ndërkohë që dje qeveria serbe i dërgoi notë proteste qeverisë shqiptare në lidhje me qëndrimin e mbajtur për heqjen e përmendores së UÇPMB-së nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës. Nota e protestës, e cila iu përcoll dje Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimit të Kryeministrit Berisha , i cili duke dënuar këtë veprim tha në mbledhjen e grupit të PD se do të shqyrtojë marrëdhëniet me Beogradin.
Redaksia online)
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com