PRESHEVE - Asambleja bashkiake e Preshevës vendosi gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm miratimin e vendimit e monumenteve kulturore dhe historike, që do të mundësojnë edhe legalizimin e monumentit që nderon anëtarët e organizatës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Preshevës, që shtrihet në jug të Serbisë dhe ku 95 për qind e popullsisë përbëhet nga shqiptarët etnikë, i mungonte ligji që rregullonte çështjen e ndërtimit dhe ruajtjes së monumenteve historike dhe kulturore.

Tani që vendimi u miratua, monumenti për nder të organizatës Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit mund të qëndrojë në qendër të qytetit, pavarësisht kërkesës së autoriteteve serbe për heqjen e tij.

Monumenti, që ka edhe emrat e 27 anëtarëve të vrarë të UÇPMB-së dhe të UÇK-së, u ndërtua për të përkujtuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se monumenti përbën një provokim për të gjithë serbët dhe se duhet të hiqet, sepse monumente që nderojnë terroristët dhe ata që vranë policët dhe ushtarët nuk mund të ndërtohet në asnjë vend në Evropë dhe në botë.

Afati ligjor për heqjen e monumentit të diskutueshme ka skaduar në mesnatë dhe Ministria e Drejtësisë u shpreh se në rast se autoritetet lokale dështojnë për të hequr monumentin, organet kompetente të Ministrisë së Brendshme do ta bëjë këtë.

(atsh/eç/shqiptarja.com)