PRESHEVE- Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të ndërtojnë një memorial gjigant, kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në fshatin Rahovicë.
Memoriali do të kushtojë 100 000 euro dhe kompleksi memorial do jetë rreth 3 000 metra katrorë.
Memoriali do ndërtohet në fshatin Rahovicë të Preshevës, vendi i një prej përplasjeve më të ashpra mes ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Autoritetet lokale thonë se kompleksi do ketë në qendër një monument 16 metra të lartë, se fshatarët kanë ofruar tokën, ndërsa shqiptarë të pasur kanë dhuruar paratë.
Projekti për lapidarin e ri vjen pak muaj pasi autoritet serbe ndërhynë për të hequr lapidarin e e ngritur po për nder të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës. Kjo u bë shkak dhe për përplasje mes autoriteteve serbe dhe shqiptarëve.
Gurthemeli i këtij kompleksi memorial është vënë ditë më parënga Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa këto ditë pritet të rifillojë faza e dytë e punimeve të memorialit në fjalë, ka premtuar kryetari i bashkësisë lokale Fadil Azizi. Sipas z.Azizi kompleksi deri më 15 maj do të përfundojnë punimet bazë, ndërsa për vitin e ardhshëm momoraili do të përfundojë punimet plotësisht, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Në maj të vitit 2001, në fshatin Rahovicë jo larg Preshevës gjatë përleshjeve mes forcave serbe dhe atyre shqiptare të UCPMB-së u vranë të rinjt shqiptarë të këtij fshati, sot dëshmorë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Çfarë ndodhi në Preshevë pas heqjes së lapidarit