Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd që mban datën 3 prill 2011 e nënshkruar nga vetë ish-ambasadori shqiptar. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Galip Beqiri denoncoi këtë skandal, ndonëse i ka rrënjet që në 2011, sërish për A1 Report.
Beqiri i cili rezulton se ka qënë pikërisht ai që ka pranuar këtë vendim të qeverisë së Serbisë, e pranoi ekzistencën e dokumentit, por duke thënë se bëhet fjalë për modifikim të simboleve kombëtare dhe jo heqjen e tyre. “Nuk qëndron ajo që thuhet se ndalohet simboli kombëtar në tekstet shkollore.
Ka qenë për një faqe ku ka qenë flamuri dhe shkronja ‘F’”, tha ai. Shkresa i drejtohet Këshillit Nacional të pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës, Milan Markoviç, ministër për të drejtat e pakicave në administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen locale si dhe shefit të atëhershëm të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kyprios.
“Kemi nderin të tju lajmërojmë se organet kompetente shqiptare janë dakord me vërejtjet e shprehura se Abetarja dhe Fletorja e Punës do reprodukohen (modifikohen), duke mënjanuar simbolet nacionale-shtetërore”, thuhet në këtë dokument. Për A1 Report, Prof.Dr.Sulejman Abazi të ftuar për të folur mbi protestat e ditëve të fundit në Luginë.
Gjatë bisedës në studio profesor Abazi tha se pikërisht ky vendim për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe Tirana zyrtare përmes ambasadorit Çaushi, i jep mundësinë Beogradit të ndalojë hyrjen e teksteve shqipe në Luginë.
Në fillim të tetorit të këtij viti 6 mijë tekste shkollore në gjuhën shqip u bllokuan nga autoritetet serve në fshatin Raincë të Preshevës, çka nxiti edhe reagimin e banorëve të Luginës. “Një grup nga këshilli na kanë sjellë edhe një dokument nëse një funskionar i lartë bie dakord kjo është e dhimbshme.
Le ta verifikojnë këtë dokument. Ajo që do të thojë është çështje e transparencës, sepse në shumë raste përfaqssues të lartë të shettet shqiptar bëjnë dhe gjëra të tilla.
Kush e ka bërë le të dalë të mbaj përgjegjësi”, tha ai. Ndërkohë që në tetor të vitit 2011, mediat në Luginën e Preshevës raportuan lajmin se ambasadori i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, kishte dhënë pëlqimin që "Abetarja dhe fletorja punuese të modifikoheshin, duke larguar simbolet kombëtare çka ngjalli protesta nga shqiptarët në Luginë.
Dokumenti që e vërteton këtë publikohet nga A1 Report dhe tregon se Tirana zyrtare jo vetëm ka qënë në dijeni por dhe ka pranuar ashtu si disa prej liderëve lokal në Preshevë për të mos lejuar përdorimin e simboleve kombëtare nga shqiptarët atje.
TEKSTI I HEQUR
Flamuri
Ngjyrë të kuqe ka flamuri,
Me shqiponjën me dy krerë,
Na jep emrin më të bukur
Jam shqiptar me besë e nder.
Ndaj përherë për çdo festë,
Vesh me gaz një bluzë të kuqe,
Më thotë mami fytyrëqeshur:
Ti më je si lulëkuqe
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)