Presidenca:Duam fond për makina
e kamera sigurie. MF: E rritëm 7%

Presidenca:Duam fond për makina<br />e kamera sigurie. MF: E rritëm 7%<br>
Ministria e Financave ka rritur me 7% buxhetin për Presidentin e Republikës pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllako. I pranishëm në komisionin e ligjeve për të diskutuar për buxhetin, Alqi Bllako u shpreh se buxheti është i pamjaftueshëm për nevojat bazike.

Buxheti është i pamjaftueshëm për nevojat bazike të institucionit të Presidentit. Ka hapësira për të plotësuar disa kërkesa minimaliste. Puna me këtë fond është e vështirë. Duam fonde për shpenzime operative. 100 mln lekë nuk na mjaftojnë për këtë cështje. Aktivitetet e Presidentit janë me kosto.

Gjatë këtij viti kemi reduktuar disa aktivitete. Duam shtese 40-50 milionë lekë për shpenzime operative. 12 mln lekë për vendosje kamerash sigurie në këtë institucion dhe 7 mln për dy automjete. I kemi të amortizuara” u shpreh ai.

Pas kërkesës ministria e Financave pranoi kërkesën e Presidentit duke rritur fondin me 7%. “Kërkesat e Presidentit i pamë me kujdes. I shtuam 10 punonjës. Fondin ia rritëm me 7%” u shpreh përfaqësuesi i Financave.

Përsa i përket ministrisë së Brendshme, zv. Ministrja Voda u shpreh se jemi të kënaqur me buxhetin, ndërsa shtoi se janë 14 106 punonjës për vitin 2018 me gjithë shtesën për gardistë për mbrojtjen personave që do të bëjnë Vettingun. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik