Presidenca surprizon sërish: Është abuzuar me numrin personal të Metës, janë kërcënuar dhe fyer qytetarë! Do kërkohet hetim ndërkombëtar, fajtor Rilindja

TIRANË- Presidenca ka dalë me një akuzë të padëgjuar duke thënë se është keqpërdorur numri i telefonit personal të presidentit Ilir Meta duke iu dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese qytetarëve. Duke e quajtur skandal, zëdhënësi Tedi Blushi, thotë se për këtë çështje do të kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi sipas tij kërcënohet siguria kombëtare e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-së.

"Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve. Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s", tha Blushi.

Fajtor për këtë, Presidenca ka bërë qeverinë me argumentin se e gjithë kjo skemë është bërë për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.

"Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja. Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi. Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç'mund t'u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë", tha Blushi.

Ky denoncim është bërë më herët edhe nga ish-deputeti i LSI-së, Lefter Maliqi duke denoncuar me emër dhe mbiemër një person, sipas së cilit është IT i Nasip Naços.

"Skandal, ky është Jurgen Pilkati, IT i Nasip Naços, sipas të dhënave që më çon mua dhe disa të tjerëve mesazh fyes në emër të presidentit. Uroj që këto të zbardhen nga organet e drejtësisë. Çdo skenar i tille do u dal boja shpejt, siç do u dal boja krimit mafioz elektoral të mirëorganizuar për blerjen masive të votuesve të LSI nga parat e krimit, drogës dhe oligarkëve. E drejta do triumfoj mbi këtë manipulim dhe krim ekektoral”, denconcoi Maliqi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 30/04/2021 09:17

    Nese sms per Lefter Maliqin eshte i vertete, per here te pare jam dakord plotesisht me Liken!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/04/2021 20:08

    Nuk te njoh dhe as me njeh.si keshilltar i presidentit likeflori ilir metes,te kam ndjekur dhe jam njohur me budallalleqet qe shkruan e nxjerr nga goje.po si nuk the nje fjale te mencur vetem nje here .kaq budalla je ,O zoti blushi?Leri pak cipe vehtes ,Or debil.Sot je keshilltar ,neser jo,te garantoj.mund te te mbaje vetem ndonje likeflori tjeter,por nje president i ndershem jo.

    Përgjigju
  • Pjeter: 29/04/2021 19:50

    Patjeter,gjithe bota edhte ne merak per nr e tel te Likes.Une vetem nje pyetje kam,po Likes kush ja ka zgjedhur keta lloj njerzish qe i peshperisin ne vesh keshilla te tilla?nuk eshte e mundur qe nje president te rrethohet nga idiote.

    Përgjigju
  • Rusvelti: 29/04/2021 19:47

    Ca' Fytyrë ky Mentori i Metës!

    Përgjigju
  • Ska rendesi: 29/04/2021 19:45

    As berisha ne vitin e mbrapsht ‘97 nuk e katandisi presidencen ne kete derexhe . Turp nje ore e me pare te largohet e felliqi veten dhe femijet e tij dhe mbare popullin

    Përgjigju
  • Tit Vasil perversi: 29/04/2021 19:28

    Ore po cfare paskeni pasur ne presidencë ne... ky Like bastardi nuk paska qënë as ne nivelin e nje fuksi league ne KGB e vitete '60 e jo me per presidencen e Shqiperise... hiqeni dhe izolojeni sa me pare se do na bej gazin e votes ky pijanec lolo...

    Përgjigju
  • Like: 29/04/2021 19:27

    Like injoranti e kokemadhi po i del te keqes e burgut perpara duke akuzuar qeverine per mesazhet e derguara. Po ne rast te kundert sikur te kish fituar lsi do te thoshte qe jane derguar mesazhe njerezve. Rrace e qelbur e soj i ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!