TIRANE – Si dhuratë për Krishtlindje Presidenca ka menduar të hapë dyert dhe t’u japë mundësinë të gjithë qytetarëve që të shohin nga afër “Mesharin” e Gjon Buzukut, kopje e librit të rrallë që Papa Françesku e solli në vendin tonë si dhuratë për të gjithë shqiptarët, gjatë vizitës së tij historike më 21 Shtator.
 
presidenca meshari

“Meshari” i Gjon Buzukut ka zgjuar interesin e qindra qytetarëve të cilët i janë drejtuar presidencës për të parë këtë kopje nga afër.
 
meshari

Ky libër me vlera të rralla historike e kulturore ka zgjuar kujtime tek të rriturit si dhe ka nxitur interesin e të rinjve që ta shohin nga afër, dokumentin e parë shqip.


presidenca meshari

presidenca meshari

presidenca meshari

Meshari i Gjon Buzukut ju dhurua presidentit Nishani  nga Papa Françesku në dy forma një CD dhe një në letër. Kopja e Mesharit do të vazhdoj të ruhet në presidencë, ndërkohë që vetëm sot është menduar që të ekspozohet për të gjithë qytetarët.

presidenca meshari

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)