Presidenca italiane e BE, Mogerini
vjen më 25 korrik në Tiranë

Presidenca italiane e BE, Mogerini<br />vjen më 25 korrik në Tiranë
TIRANE - Ndërsa Kryeministri italian ende nuk kishte dalë para Parlamentit Europian për të prezantuar prioritete e presidencës italiane, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani konfirmoi edhe njëherë se Roma do të mbështesë politikën e zgjerimit. 

“Unë jam shumë i lumtur që presidenca italiane fillon me një ogur të mirë, statusi kandidat për Shqipërinë. E kam thënë disa herë se është një vendim i meritur. Ne do t’i japim rëndësi tëë veçantë kësaj politike. Unë parapëlqej ta quaj plotësim të kontinentit, futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në do të ndërmarrim çdo akt diplomatik për të ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në në rrugën europian, sigurisht kur të jenë përmbushur kushtet e kërkuar” ka thënë ambasadori Gaiani. 

E për të konfirmuar mbështetjen e Romës për vendet kandidate për në BE, ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogerin do të vizitojë Tiranën në 25 korrik.

Më tej, ai ka shtuar se prioritet do të jetë edhe nxitja e projekteve për punësimin, duke theksuar se Italia do të punojë për ndërtimin e një Evrope të bazuar në parimet e një ekonomie të qëndrueshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë