Presidenca kërcënon: Do ta
çojmë buxhetin në Kushtetuese

Presidenca kërcënon: Do ta<br />çojmë buxhetin në Kushtetuese
TIRANE - Presidenca kërcënon Kuvendin dhe Ministrinë e Financave se do ta dërgojë buxhetin 2017 në Gjykatën Kushtetuese.

Në një situatë të paprecedentë, Bujar Nishani, nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

"Kjo që them është edhe një qëndrim i Presidentit të Republikës që nëse kjo situatë vijon të mbetet e tillë që nuk adreson një funksionim normal të institucionit të Presidentit të Republikës edhe ne do ta trajtojmë institucionalisht në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj që të na mundësojë një funksionim normal", u shpreh Nuri në Komisionin e Ligjeve, ku institucionet kushtetuese diskutojnë mbi buxhetin që financat i kanë akorduar.

Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj iu kundërpërgjigj: “E tepruat, nuk jeni ankuar kur e keni pasur buxhetin minimal. Këtë vit keni rritje të konsiderueshme. Kur ta çoni në Kushtetuese na njoftoni. Në 2013 buxheti i Presidentit ka qenë  164 mln elkë, tani është 201 mln lekë. Kur ta bëni ankimimin na njoftoni".

Paratë shtesë Presidenca i kërkonte për të shlyer borxhin e akumuluar prej vitesh prej 14 milionë lekësh, nga udhëtimet e kreut të shtetit jashtë dhe vizitat e personaliteteve të huaja të pritura nga Nishani.

Një pjesë e parave do të shkonin dhe për rikonstruksionin e zyrës së kreut të shtetit. Ndërsa 10 milionë të tjera jashtë këtij fondi, kërkoheshin për ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në 2017-n.

Këtu ka kundërshtuar menjëherë Ministria e Financave sipas të cilës, ky aktivitet nuk është mbuluar asnjëherë nga shpenzimet e Presidencës por Fondi i Kontigjencës.

Presidenca në buxhetin e 2017 –s ka një fond prej 41 milion lekësh. Ceremoniali i ndërrimit të presidentëve, përballohet nga fondi rezerve jo presidenca” - u shpreh përfaqësuesja e Ministrisë.

Në krah të kërkesës për shtesë fondesh të presidentit doli LSI e PD. “Hiqni 3-4 palma dhe plotësojani kërkesat presidentit” -u shpreh Eduard Halimi.  I pasuar nga Petrit Vasili, i cili tha: “Këto janë shifra qesharake, turp që vjen deri këtu biseda".

Në buxhetin e shtetit fondi për presidencën është 201 milionë, ndër to për shpenzime kapitale, ku përfshihen rikonstruksionet dhe blerjet e objekteve, shkojnë në 5 milionë.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh