Presidenca kërkon më shumë
fonde për 2014, letër Kuvendit
PDF/Kërkesa për rishikimin e fondeve
Presidenti i Republikës kërkon më shumë fonde për vitin 2014. Buxheti i vitit të ardhshëm do jetë vetëm 163 milionë lekë. Nishani dy vizita në SHBA gjatë vitit që vjen.
TIRANË - Presidenti i Republikës kërkon më shumë fonde për vitin 2014 se sa i janë akorduar në buxhetin e dorëzuar nga qeveria në Kuvend. Kjo kërkesë është bërë publike me një letër që ky institucioni i ka nisur Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht kreut Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare.
“Përmes kësaj shkrese, kërkojmë të tërheqim vëmendjen tuaj rreth një çështje serioze, diskutimin dhe miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, dhe vështirësitë që sjell buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë Institucion”, thuhet në letrën që në fund mban emrin e sekretarit të Përgjithshëm, Arben Idrizi.
Institucioni i Presidentit bën të ditur se, ka qenë i gatshëm për të diskutuar, por ky takim nuk është zhvilluar. Sipas Presidencës, “deri në ditën e sotme, pas përcjelljes së propozimeve tona për Ministrinë e Financave për Buxhetin e vitit 2014, nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar apo shkresor për t’u njohur me tavanet e përcaktuara (alokuara) nga Qeveria Shqiptare për Institucionin e Presidentit të Republikës”.
Presidenca bën të ditur se, për vitin 2014 për presidencës janë parashikuar 163 milionë lekë, ndërsa në total ky institucion ka kërkuar 203.5 milion lekë.
Presidenca thotë se, “duke krahasuar fondet e kërkuara, me fondet e parashikuara vërehet se në shpenzimet e tjera operative, kemi ulje prej 46.8 milion lekë, afërsisht sa gjysma e fondeve të kërkuara zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës”.
Presidenca ka renditur edhe axhendën e shpenzimeve kryesore për vitin 2014, ku vihen re një sërë vizitash. “Ndër aktivitetet më të rëndësishme që do të kryhen gjatë vitit 2014, por edhe me një kosto të konsiderueshme për vetë natyrën specifike të tyre, veçojmë:
4 vizita të parashikuara të Presidentëve të rajonit dhe vendeve mike në Shqipëri
2 vizita të Presidentit të Republikës në SHBA
Dhe vizita zyrtare të Presidentit të Republikës në vende të tjera si dhe aktivitete normale protokollare që ndodhin çdo vit”, thuhet në letrën e drejtuar nga institucioni i Presidentit të Shqipërisë për Kuvendin.
Shkresë kërkesa për rishikimin e fondeve të Presidencës
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20