TIRANE- Instituticioni i Presidentit të Republikës ka shprehur shqetësimin lidhur me akuzat e ditëve të fundit drejtuar këtij dikasteri, duke akuzuar aktorë të mazhorancës së re për shpifje dhe shantazh.
 
Në një deklaratë për mediat, sipas Presidencës, ky insitutcion ka konstatuar “nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues”.
 
Në reagimin e Presidencës thuhet se akuza më e fundit ka të bëjë me fodnin e adresuar nga qeveria për këtë institucion, i cili jepet për realzimin e Samitit të 5-të të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013.
 
“Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni. Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013”, thuhet në deklaratë.
 
Ndërkaq, Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se “nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)