Presidenca shpall konkursin për
ideimin e simboleve të institucionit

Presidenca shpall konkursin për<br />ideimin e simboleve të institucionit
TIRANE- Artistët, studio të ndryshme grafike dhe çdo subjekt fizik apo juridik me me konmëbsi shqiptare mund të jetë ideator dhe modelues i simboleve të Presidencës.
 
Presidenca e Shqipërisë shpalli konkursin kombëtar për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës.
 
Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup. Kështu, subjektet pjesëmarrës duhen të paraqesin deri në 1 punim origjinal, për secilin objekt si: flamurin, logon, dekoratat dhe titujt; punime të cilat duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë, pasi autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit. Në njoftimin e presidencës thuhet se konkursi nuk është i hapur për studentët.
 
Punimi (flamuri, logo) duhet të jenë shprehje artistike figurative grafike.
Ndërsa, punimi (dekorata dhe tituj) duhet të jetë shprehje artistike figurative grafike dhe shprehje artistike figurative e imazhit të dekoratës dhe titullit të nderit me prerje teknike për realizim.
 
Konkursi do të organizohet nga Institucioni i Presidentit dhe mbledhja e punimeve do të nisë nga data 22.07.2013 deri më datë 30.07.2013 dhe të interesuarit duhet t’i dorëzojnë dhe regjistrojnë punimet pranë Presidencës. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë punim për konkurrim.
Me përfundimin e konkursit dhe pas shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit, grupit të artistëve dhe Institucionit të Presidentit, lidhet një kontratë akt-marrëveshjeje për pagesën, kushtet e modelimit dhe realizimit të mëtejshëm të objekteve: flamur, logo, dekorata dhe tituj nderi.
 
Faza e realizimit të objekteve: flamur, logo, dekorata dhe tituj nderi do të ndiqet nga një grup specialistësh dhe nga artisti fitues, me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe saktësisë së imazheve fitues.
 
Ndërkohë, Komisioni Përzgjedhës do t’i shqyrtojë punimet nga data 31.07.2013 deri më datën 02.08.2013.
 
Simbolet janë:
- Flamuri i Institucionit të Presidentit të Republikës (përmasat të jenë 1x1.4m)  
- Logo e Institucionit të Presidentit të Republikës.
 
Dekoratat dhe Titujt:
-Dekorata “FLAMURI KOMBËTAR”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.(përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 6 cm)
 
-Dekorata “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, e cila i jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 5 cm )
 
-Dekorata “NDERI i KOMBIT”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare, që me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 5 cm )
 
-Dekorata “NËNË TEREZA”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 5 cm)
 
-Dekorata “E ARTË e SHQIPONJËS”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 5 cm)
 
-Dekorata “PISHTAR i DEMOKRACISË”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 5 cm)
 
-Titulli “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm)
 
-Titulli “KALORËS I URDHËRIT TË FLAMURIT”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre të dobi të shtetit dhe kombit shqiptar. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm)
 
-Titulli “MARTIR I DEMOKRACISË”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm)
 
-Titulli “MJESHTËR I MADH”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm)
 
-Titulli “NAIM FRASHËRI”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara në lartësimin Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm)
 
-Titulli “PËR MERITA TË VEÇANTA CIVILE”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikës së Shqipërisë. (përmasa jo më e madhe dhe as më e vogël se diametri 4 cm).

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim