Kryeministri Slloven Janez Jansa merr frenat e presidencës së rradhës së BE, kjo vjen mes shqetësimeve për përplasjet e tij me Brukselin për sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe stilin e tij gjithnjë e më autokratik. Kjo është hera e dytë që vendi i Evropës Qendrore me dy milion banorë merr drejtimin e Këshillit. Por aktualisht ka dyshime mbi besueshmërinë dhe aftësinë e vendit për të udhëhequr bllokun me 27 kombe.
Një nga prioritetet kryesore saj është avancimi në integrimin evropian. Për këtë qëllim Sllovenia, ka caktuar edhe zhvillimin një samitit të veçantë të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Suksesi më i madh për presidencën sllovene në raport me Ballkanin Perëndimor do të konsiderohej mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe që Kosovës t’i ofrohet liberalizimi i vizave.
Por, në rastin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pengesat janë paraqitur pikërisht në Këshill, ku Bullgaria vazhdon të bllokojë miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete tjera për këtë arsye nuk duan që Shqipëria të ndahet nga paketa dhe të nisen negociatat vetëm me Tiranën.
Sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën edhe këtu Komisioni Evropian ka përsëritur qëndrimin që nga viti 2018 se janë përmbushur të gjitha kushtet. Këtë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian por çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së. Disa shtetet anëtare, e më së shumti përmendet Franca, nuk mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, prandaj edhe kjo çështje vazhdon të mbetet e bllokuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars, 18:12
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38
-
Paralajmërimi i Von der Leyen: Siguria e BE-së në krizë, koha e iluzioneve ka mbaruar
11 Mars, 13:01
-
Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale!Ambasadorja franceze: Ju ndihmojmë në integrimin drejt BE
11 Mars, 11:39