TIRANE- Presidenca nëpërmjet një njoftimi për shtyp kërkoi të sqarojë se mbrëmjen e djeshme në katin e tretë të presidencës “ka pasur një shkëndijë elektrike, në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë.” Sipas presidencës punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre.
Sipas burimeve nga reparti zjarrfikës, të cilave iu referuan mediat dje, si pasojë e një shkëndije elektrike në katin e 3-të të Presidencës, mori flakë kutia shpërndarëse e energjisë elektrike.
Për asye sigurie menjëherë pas shuarjes së zjarrit në ambjentet e Presidencës u pa të shkëputej enegjia elektrike, duke lënë totalisht në errësirë këtë institucion, deri në riparimin e defektit
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com