Presidencialet e SHBA në anën të tjetër të botës, GALLUP: Serbia, vendi më pro-Trump në Evropë! Si do të votonin shtetet e tjera
Kamala Harris dhe Donald Trump
Vëmendja botërore është në SHBA, ku më 5 nëntor do të votohet në zgjedhjet presidenciale - votime që kanë ndikim edhe në pjesë të botës për shkak të rolit të madh politik, ekonomik e kulturor të SHBA-ve në rrafshin global.
Sondazhet në SHBA tregojnë për një garë të ngushtë në mes demokrates kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Por, si do të votonin shoqëritë e vendeve evropiane në rast se do të merrnin pjesë në ato zgjedhje, një sondazh i Gallup international Association, tregon se shumica e evropianëve do të votonin për Kamala Harris.
Në mesin e këtyre vendeve edhe Kosova do të votonte për Harris, që sipas sondazhit e ka përkrahjen 55%, kundrejt 27% sa do të votonin për Trumpin, sipas sondazhit.
Në një përqindje të lartë për Harris do të votonin edhe vende tjera evropiane si Danimarka 85%, Finlanda 82%, Norvegjia 81%, Suedia 81% – shtete që njihen për nivel të lartë emancipues shoqëror, dhe përafrim me vlerat e demokracisë liberale që Partia Demokrate në SHBA kryesisht i përqafon.
Ndërkaq, për Trumpin sipas sondazhit do të votonin vetëm tetë vende evropiane, në mesin e tyre edhe Serbia që bashkë me Hungarinë kanë nivelin më të lartë të mbështetjes për Trumpin. Sipas sondazhit 59% e serbëve do të votonin për Trumpin.
Njësoj edhe shtetasit e Rusisë do ta bënin të njëjtën, me 43% mbështetje. Në këtë listë janë edhe Gjeorgjia, Moldavia – shtete që përafrohen botëkuptimisht me pikëpamje konservatore që Trump promovon./Javanews.al
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.6%
-
Trump
51.1%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, nata e gjatë e zgjedhjeve të 5 nëntorit! Ja çfarë do të ndodhë orë pas ore
4 Nëntor, 19:15
-
Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?
4 Nëntor, 18:47
-
Zgjedhjet në SHBA, Monika Lewinsky thirrje amerikanëve: Unë e hodha votën për Harris! Votoni edhe ju
4 Nëntor, 18:15
-
Trump apo Harris? 'Nostradamusi i zgjedhjeve' tregon fituesin! Parashikoi saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit në SHBA
4 Nëntor, 17:37
-
Dritan Hila: Pse këto zgjedhje po trembin Amerikën dhe qetësojnë Shqipërinë!
4 Nëntor, 17:35
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja 7 momentet më të spikatura gjatë muajve të fundit
4 Nëntor, 16:57
-
Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve
4 Nëntor, 16:37
-
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë
4 Nëntor, 16:07
-
Zgjedhjet në Amerikë/ Harris e Trump japin mesazhet e fundit! Tre shtete në alarm për sigurinë! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku! Rrethohet Shtëpia e Bardhë e Capitol Hill
4 Nëntor, 15:47
-
Nga Beyonce, tek John Legend e Megan Thee Stallion, ja pse VIP-at po mbështesin Kamala Harris për presidente të SHBA-së
4 Nëntor, 15:40
-
Zgjedhjet në SHBA, ministrja e Jashtme e Kosovës: Nuk besojmë se do ndryshojë mbështetja ndaj nesh pavarësisht fituesit
4 Nëntor, 15:39