ÇEKI - Ish-Kryeministri i të majtës Milos Zeman fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki, i cili do të përballet në balotazh të fortë në votimet e pas dy javëve. Presidenti i ardhshëm do të zëvendësojë presidentin aktualisht në detyrë euro skeptikun Vaclav Klaus, të cilit mandati i përfundon në fillim të marsit.

Zeman, 68-vjeç, fitoi me 24,7 për qind të votave dhe do të përballet në raundin e dytë më 28 janar me ministrin e jashtëm Karel Schwarzenberg 75 vjeç, i cili çuditërisht fitoi me 22% të votave. Ish-kryeministri Zeman u shpreh se kam theksuar disa herë se gara presidenciale do të jetë si ajo në Francë, një duel i fortë mes krahut të djathtë dhe të majtë. Ashtu si Hollande dhe Sarkozy, askush prej nesh nuk mund të jetë përgjegjës për të kaluarën dhe për të ardhmen,

Ndërsa për ish kryeministrin Jan Fisher, një nga të preferuarit në anketat e opinionit para zgjedhjeve rezultatet ishin të dobëta pasi nuk arriti të marrë pjesë në raundin e dytë. Biri i një të mbijetuarit të Holokaustit pranoi humbjen dhe tha se tani ishte koha për tu reflektuar për fushatën e tij.

Kandidati që do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke, do të vendosë lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe do ti duhet të kapërcejë rënin ekonomike dhe një nivel papunësie prej më shumë se nëntë përqind.

(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)