Presidencialet në Austri, fiton
Bellen i të gjelbërve, thyhet Hofe

Presidencialet në Austri, fiton<br />Bellen i të gjelbërve, thyhet Hofe
Alexander Van der Bellen do të jetë Presidenti i ri i Austrisë. Kandidati i Partisë së Gjelbër, mundi në mënyrë të papritur ultranacionalistin, Norbert Hofer.
 
Pas votimit gjatë ditës së diel, rezultati përfundimtar u vendos nga votimi përmes postës i qytetarëve austriakë që jetojnë jashtë vendit.
 
Pritet që rezultatin ta konfirmojë zyrtarisht edhe Ministria e Brendshme.
 
Në raundin e parë, Norbert Hofer, lideri i Partisë FPO (Partia e Lirisë), kishte arritur 35% të votave, duke kryesuar rezultatin.
 
Për herë të parë në historinë e një vendi të BE-së, një parti politike e themeluar nga ish-nazistët kishte mundësi konkrete për të marrë postin më të lartë të Shtetit, Presidencën.
 
Në raundin e dytë, votuan 72% e qytetarëve me të drrejtë vote, më shumë se në raundin e parë.
 
Një shifër që tregon një mobilizim të madh të qytetarëve jashtë vendit për të mbështetur Van der Bellen dhe ndalur përpjekjen e FPO-së të Hofer, për të marrë Presidencën.
 
Gjatë fushatës elektorale, Norbert Hofer bëri deklarata kundër emigrantëve, duke propozuar ngritjen e mureve përgjatë kufirit. Gjithashtu, ai u bë i njohur edhe për qëndrimet kundër shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, duke u pozicionuar edhe kundër liberalizimit të vizave për këta të fundit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar