SHKUP - Njëri i kënaqur për rezultatin e kandidatit të tij, e tjetri i kënaqur për idenë e partisë së tij. Dy partitë shqiptare, PDSH dhe BDI nuk kanë qenë të bashkuar në zgjedhjet e fundit presidenciale që janë mbajtur gjatë ditës së djeshme në Maqedoni.
Pas publikimit të rezultateve preliminare, ku dukshëm udhëheq kandidati i VMRO-DPMNE’së, Gjorge Ivanov, e Iljaz Halimi nga PDSH-ja ka marrë më pak se dhjet përqind të votave.
I kënaqur me këtë rezultat është lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
“Jam i kënaqur nga ky rezultat. Pres dhe jam i bindur që pas dy javësh këto vota të shndërrohen në 13 apo 14 deputetë. Jam i bindur në këtë fitore të PDSH-së në zgjedhjet parlamentare dhe mendoj se kjo do të jetë gjëja më e mirë që do ti ndodh Maqedonisë”, theksoi Thaçi në konferencën e sotme për media.
BDI ka zero kurse ne kemi 60-70 mijë vota, d.m.th rezultati është 7:0, ka deklaruar në fund të deklaratës së tij Menduh Thaçi.
Por të kënaqur janë edhe partia tjetër e shqiptarëve, BDI, mirëpo jo me rezultatin e Iljaz Halimit. Këta të fundit të cilët bënë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve, janë të kënaqur me përkrahjen e shqiptarëve të cilët mbështetën idenë tyre duke i thënë jo presidentit të njëanshëm.
“Sot shqiptarët treguan pjekuri kombëtare duke i thënë jo presidentit të njëanshëm dhe pa koncensualitetit ndëretnik. Oponenti jonë shqiptarë fitoi më pak se 10 për qind të votave dhe kjo tregon se dështoi ideja e tyre. Ideja jonë tregoi se është mbipartiake dhe kombëtare dhe se shqiptarët u bashkuan rreth kësaj ideje”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Sipas tij, BDI po mbetet opsioni triumfues dhe fitues tek shqiptarët dhe ne nuk zmbrapset nga kjo ide. /KosovaPress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com