Teksa edhe pak ditë kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, në vend dominon paqartësia nëse do të ketë zgjedhje të reja apo jo.
Diplomati Sylë Ukshini në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha se në këtë moment kryeministri Albin Kurti, njëkohësisht edhe udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është i interesuar të shkojë sërish drejt zgjedhjeve të reja, pavarësisht se kjo nuk është një situatë e lehtë.
“Kurti nuk është i interesuar për të shkuar në zgjedhje të tjera, prandaj mendoj se do të zgjidhet patjetër një president. Glauk Konjufca mund të jetë një kandidat për president. Nëse Kurti arrin të sjellë një kandidat të pranueshëm edhe për opozitën kjo do të jetë një bonus”, tha Ukshini teksa theksoi se po e shmang Vjosa Osmanin me një stil të jashtëzakonshëm.
Ndër të tjera ai thekson se Kurti si një politikan që ka komunikuar me të gjithë e ka në kokë një figurë që ndoshta nuk është brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por ka lidhje të afërt me VV.
Më tej Ukshini nënvizoi se vendi ka nevojë për një president konsesual të cilin Vjosa Osmani nuk arriti të bëhej.
"Kosova ka nevojë për një president konsesual të cilin Vjosa Osmani nuk arriti të bëhej. Kosova do e gjej një mandatar që mos të shkojë në zgjedhje. Në këtë fazë që është me ndërkombëtarët ë do të ishte më mirë që mos të kishte zgjedhje", tha ai.
Komente










E mjera Kosove dhe i mjeri popull ky vend nuk eshte i afte te gjej nji President dhe mos flasim per mbrojtjen e vendit i rethuar nga Armiqet ,Kosoves i nevoitet dikush qe esht neutral dhe e don Kosoven dhe mos te jet anetar a asnji partie politike ose kapitulloni ndaj te huajve vendosni nji Serb dhe lamtumire Kosove ,por mos i haroni Qiftelit dhe kenget patriotike merni me vete.
Përgjigju