Presidentët dakordësohen për formulën e re të Superligës, hyn në fuqi këtë sezon! Titulli kampion vendoset për 10 ditë me play-off

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan të ndryshojë formatin e Superligës, kjo duke shtuar numrin e ndeshjeve. Departamenti i Garave në FSHF organizoi dje një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superligës, teksa këtë të shtunë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka mbledhur për diskutim 10 presidentët e klubeve të Superligës.

Pas diskutimeve, propozimi që mori edhe miratimin e krerëve të Superligës është ai me 10 ekipe, njësoj si formula aktuale, por me shtimin e një faze play-off në fundin e sezonit, për katër skuadrat e renditura në vendet e para. 

Duket se do ketë një shtim të ndeshjeve për skuadrat e renditura në katër vendet e para, teksa ende nuk është përcaktuar formula e saktë. Nëse sfidat do jenë vajtje-ardhje apo në një "final 4" në fushë asnjëanëse, kjo pritet të bëhet me dije nga organizmi i futbollit.

Këto propozime pritet të shkojnë në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për miratim, teksa gjithçka pritet të vihet në jetë gjatë sezonit që nis pas pak javësh, pra në 2023-24. Ende nuk ka diçka zyrtare, me institucionin e futbollit që pritet të dalë me një komunikim.

Propozimi i dakordësuar:

Pas 36 javëve kampionat, 4 skuadrat e para në renditje, do të zhvillojnë një mini turne, të tipit Final Four mes tyre, ku do përballen 2 herë me njëra-tjetrën, por jo me sistemin vajtje-ardhje, pasi të gjitha takimet do të luhen në Air Albania. Bëhet fjalë për një minikampionat me 12 takime gjithsej që do të luhen në harkun kohor të diçka më pak se dy javëve, dhe renditja e të cilit do të përcaktojë titullin kampion, si dhe skuadrat që shkojnë në Europë, duke nisur nga vendi i parë që luan në Champions dhe ndjekësit në Conference League. Megjithatë ky propozim do kalojë në Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Opsioni 1- Katër ekipet e renditura të parat pas përfundimit të kampionatit do zhvillojnë një fazë play-off të quajtur "final 4", për të përcaktuar ekipin kampion. Ky opsion propozohet për ta bërë garën më emocionuese dhe sfiduese.

Varianti 5:

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit Robin (3x2=6 ndeshje mbi tre raunde)

Ndeshjet do zhvillohen në hapësirë kohore prej 10 ditësh.

Play-off do të përcaktojë renditjen përfundimtare nga vendi i parë tek ai i katërt. (gjithashtu ekipi kampion dhe Kupat e Evropës do të përcaktohen sipas kësaj mini-lige).

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës (VIDEO)

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës (VIDEO)