SHBA - Presidenti afgan Hamid Karzai do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Washington për të mbajtur bisedime me Presidentin amerikan Barak Obama. Të dy presidentët do të takohen në Shtëpinë e Bardhë ditën e premte, i cili është takimi i parë i tyre që prej nëntorit të 2012-s.

Zyrtarët thonë se bisedimet do të përqendrohen tek numri i ushtarëve, që mund të lihen në Afganistan pas 2014-s, për të luftuar rebelët dhe për të trajnuar forcat e sigurisë afgane.

Ndërkohë që banorët e Kabulit dhe një anëtare e Parlamentit thanë se ata shpresonin se SHBA-ja do të ndihmojnë në sigurimin afatgjatë në Afganistan, pas tërheqjes së trupave ushtarake në fund të vitit 2014.

"Prania afatgjatë e trupave amerikane është për të mirën e vendit tonë. Deri tani prania e tyre ka ndihmuar shumë sigurinë, duke shmangur kështu një lufte civile në vend. Roli afatgjatë i SHBA-s është i nevojshëm në Afganistan", tha një banor i Kabulit.

Barakzai Shukria, anëtare e Parlamentit afgan dhe një analiste politike thanë se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin Afganistanin pozitivisht dhe të marrin në konsideratë qëndrimin tonë si një aleat i patundur amerikan, pavarësisht presioneve nga vendet fqinje.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)