Presidenti Aleksandër Vuçiç: Të gjithë e duan Kosovën e pavarur! 'Pres angazhim të fuqishëm nga SHBA-ja'

Presidenti Aleksandër Vuçiç: Të gjithë e duan Kosovën e pavarur! 'Pres angazhim të fuqishëm nga SHBA-ja'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiç tha për Radio-Televizionin e Serbisë se "hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet".

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiç.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçië dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takuan në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së. Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.

Atëkohë, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve u ndërprenë për shkak të taksës që iu vendos prodhimeve të importura nga Serbia. Taksa, ndërkohë, është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, për t’i hapur rrugë, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.

Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit