Presidenti amerikan, Donald Trump sot akuzoi Kinën se po ndërlikon punët për çështjen koreano-veriore, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Phenianit janë bllokuar.

Kina po i vështirëson çështjet në drejtim të marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

                     Donald Trump

Ka deklaruar presidenti amerikan, duke rikonfirmuar nga ana tjetër se ai kishte një ‘’marrëdhënie fantastike’’ me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, me të cilin u takua në mes të qershorit në Singapor.

Një pjesë e problemit me Korenë e Veriut lidhet me mosmarrëveshjet tregtare me Kinën. 

                   Donald Trump

Theksoi Trump, duke shfaqur edhe një herë vullnetin e tij për një rishikim të natyrës së marrëdhënieve tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.