Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar se nuk e ka në plan ta shkarkojë zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein, që mbikëqyr hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Teksa dilte nga Shtëpia e Bardhë dje për të shkuar në Florida ku do të mbante një fjalim, ndërsa Rosenstein do të udhëtonte me të në avionin presidencial, Trump u është shprehur gazetarëve se ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me numrin dy të Departamentit të Drejtësisë.
Mirëpo udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara e ka sulmuar herë pas here Rosenstein lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar hetimin për Rusinë.
Trump ka deklaruar se nuk e njihte zotin Rosenstein para se të bëhej president, por shtoi se:
Ka pasur mundësi ta njohë dhe shkon shumë mirë me të.
Donald Trump
Gjithashtu të dy ata patën një takim prej gjysmë ore në avion dhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se kjo do të thotë që Rosenstein vazhdon të jetë në post.