TIRANË – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha sot se presidenti i ardhshëm i vendit nuk do të zgjidhet nga një person i vetëm dhe për këtë shprehu kënaqësinë e tij. “Jam i kënaqur që nuk do të jetë një vendim nga një person i vetëm por kemi një mbledhje mendimesh e konsultimesh mes palëve”, tha Arvizu në përfundim të takimit që zhvilloi pasditen e sotme me kryesocialistin Edi Rama në selinë e PS.
“Ju keni raportuar për diskutime, takime, darka. Po ju them që do të ketë më shumë diskutime, takime, darka”, u tha ai gazetarëve. Sipas ambasadorit, “objektivi kryesor do të ishte të zgjidhej presidenti që në votimin e parë. Ky duhet të jetë objektivi. Natyrisht që loja ka disa rregulla por ky duhet të jetë objektivi”, tha ambasadori Arvizu.
Ambasadori tha se mbeten ende shumë probleme për të cilat politika shqiptare duhet të gjejë një zgjidhje. “Kemi rënë dakort me zotin Rama që partitë duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur këto cështje përpara zgjedhjes së presidentit”, tha Arvizu. “E rëndësishme është që po zhvillohet një dialog”, tha ai.
“Jam shumë i kënaqur me marrëdhënien time me zotin Rama – tha më tej ambasadori - Ai është shumë i hapur, shumë miqësor”.
Dje gjatë emisionit “A Show” të gazetarit Adi Krasta, ambasadori amerikan la të kuptonte se gara për Presidentin e Republikës mund të ketë ende surpriza të tjera dhe se zgjedhja mund të bjerë mbi një emër që ende nuk ka qarkulluar në media. “Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme – tha Arvizu – personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim”.
(aq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40