Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për amnistinë penale. Begaj firmosi sot dekretin ‘Për dhënie amnistie’.
Ligji u miratua me 110 vota në parlament të enjten e shkuar, më 4 prill kur socialistët dhe deputetët opozitarë të Rithemelimit bashkuan votat bashkë dhe me dy deputet/ të grupit demokrat Basha.
. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”', thuhet në njoftimin e presidencës.
700 persona do të përfitojnë në mënyrë të menjëhershme dhe do të lirohen, ndërsa 1200 persona do të përfitojnë ulje dënimi.
Në pritje të publikimit në Fletore Zyrtare Ministria e Drejtësisë është duke hartuar listën e personave që do të përfitojnë nga amnistia, ndërkohë që bëhet me dije se asnjë subjekt i GJKKO dhe SPAK nuk do të përfitojnë nga amnistia e miratuar në parlament dhe dekretuar tashmë nga presidenti.
Ndërkohë, ministria ka bërë të ditur 5 kategoritë përfituese të amnistisë:
Kategoria e parë janë të gjithë burrat që janë dënuar në burgim me 4 vite, dalin menjëherë, ndërsa gratë deri në 5 vjet amnistohen.
Kategoria e dytë ka të bëjë me masën e mbetur të dënimit të gjithë burrat që u ka mbetur 4 vite burg për të vuajtur amnistohen, si dhe të gjithë gratë që u kanë mbetur 5 vjet burg
Kategoria e tretë ka të bëjë me moshën maksimale të të dënuarit në momentin kur ky ligj hyn në fuqi. Konkretisht të gjithë burrat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit janë baraz ose mbi 60 vjeç amnistohen Dhe të gjitha gratë baraz ose mbi 50 vjeç amnistohen.
Kategoria e katërt: Personat e dënuar me burgim që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç amnistohen.
Kategoria e pestë, e cila u propozua nga opozita dhe u miratua në parlament janë protestuesit.Janë të gjithë subjektet që kanë marrë pjesë në grumbullime apo manifestime deri më 31 mars 2024 dhe kanë kryer disa vepra të specifikuara si shkatërrim i pronës,shkatërrim i pronës me zjarr dhe kundërshtim i policisë do të jenë subjekte të amnistisë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
13 Janar, 12:24
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Viti i Ri/ Mesazhi i Presidentit Begaj: Moment reflektimi, Shqipëria ka ende sfida! Meta uron nga qelia! SHBA: Vijojmë bashkëpunimin
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!
25 Dhjetor 2024, 15:38
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor 2024, 08:09
-
Shqipëria mbetet pa ambasador në Zvicër, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor 2024, 22:48
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor 2024, 14:32
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor 2024, 16:57