Miratohet Amnistia Penale! PS e Rithemelimi bashkojnë votat! Pro edhe dy deputete të Bashës! Përfitojnë 700 të dënuar dhe protestuesit e opozitës

TIRANË- 110 votat pro të socialistëve dhe deputetëve opozitarë të Rithemelimit i kanë dhënë këtë të enjte më në fund lajmin 700 të burgosurve se do të përfitojnë lirinë, ndërsa 400 të tjerëve se do t’u ulet dënimi.

Pas muajsh debatesh dhe thirrjes për gjetjen e një konsensusi pranimi i amendamenteve të Gazment Bardhit nga mazhoranca bëri që ligji të kalojë me një shumicë shumë më të madhe se ajo kushtetuese, ndërsa pala e pakënaqur mbeten vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët zgjodhën të largoheshin teksa kur ligji votohej.

Pas nuk e ndoqën 2 deputete të grupit të tyre, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase, të cilat e votuan pro Amnistinë. Agron Shehaj ishte kundër, ndërsa Ermonela Felaj abstenoi.

Kryetari i PD Basha dhe nënkryetari Alibeaj akuzuan Partinë Socialiste dhe Bardhin për Pazar për të falur subjektet e SPAK.

‘Është e qartë se çfarë pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa fallco, pala tjetër e kishte mundësinë për një amnisti të ndershme, ka hallin e numrit gjithmonë e në rritje zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg apo po hetohen dhe po dënohen nga GJKKO.’- tha Basha.

‘Djalli qëndron në detaje! Ju jepet dora hajdutëve të administratës.’- tha Alibeaj.

Por përgjigjen e morën të drejtpërdrejtë nga ministri i Drejtësisë dhe kreu i grupit parlamentar demokrat.

‘Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë.’- tha Manja.

‘Ftoj secilin koleg që ka shqetësim jo për të bërë politik me amnistinë, që ka qenë gjithë kohën pazari pazari, të bëjë amendament dhe ta shqyrtojë parlamenti me përgjegjësi. Edhe subjektet e SPAK dhe GJKKO ishin përfitues mirëpo amendamentet tona, sipas traditës në vite kanë përfituar të gjithë të dënuarit.’- tha Bardhi.

Edhe falja e protestuesve të opozitës të dënuar apo në proces dënimi dhe gjykimi u bë një kalë beteje, këtë herë mes PD dhe Rithemelimit. Bardhi deklaroi se falen të gjithë protestuesit, ndërsa për Alibeajn dhe Bashën kjo nuk është e vërtetë pasi nuk përfitojnë ata ndaj të cilëve rëndon akuza që parashikohet në nenin 237 paragrafi i dytë, ajo e kundërshtimit të punonjësit të policisë në bashkëpunim.

'Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozituar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia”, tha ministri Manja.

"Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar”, tha Bardhi.

Përveç ligjit për amnistinë penale, së seancën plenare të kësaj të enjte janë votuar një sërë ligjesh në Kuvend, 5 prej tyre të seancës së 7 marsit, si shtyrja e afatit të investimeve strategjike, ndërsa kaluan edhe ligji për koncesionet apo edhe ai për burimet ujore.

Kliko KËTU: Pr.ligji për amnistinë penale që u votua sot

Kliko KËTU: Amandamenti i Amnistise Penale i propozuar nga Bardhi

Kliko këtu (Amendamenti i propozuar nga Alibeaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Alibeaj: Rithemelimi bashkoi votat me Ulsiun! Po goditet SPAK

1712219790_enkelejdalibeaj.JPG

Enkelejd Alibeaj pas votimit të amnistisë penale deklaroi se Rithemelimi bashkoi votat me Ulsiun. Sipas tij sot me këtë projektligj është goditur SPAK.

‘Kjo është e qartë. Një pjesë e Rithemelimit bashkoi votat me Ulsiun. Shpresa e vetëm sot SPAK. Sot shpresës së 70% të shqiptarëve ju dha një goditje nën brez. Dolën kundër SPAK. Keqardhje, Pazar politik. Të arrish e të mbrosh marrëveshjen e Rithemelimit, ky është fundi.’- tha Alibeaj

Ora 19:47
‘Amnistia’ votohen amendamentet e Bardhit, rrëzohen të Alibeajt! Basha me disa deputetë largohet

1712252052_kuvend.jpg

Kuvendi ka votuar amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa kanë rrëzuar amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt. Pas votimit, Lulzim Basha dhe deputetët e tij u larguan nga salla.

Ora 19:46
‘Amnistia’ Alibeaj: Djalli qëndron në detaje, përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka prezantuar amendamentin për amnistinë penale dhe ka kritikuar amendamentin e propozuar nga Rithemelimin. Sipas Alibeajt,  do të përfitojnë drejtorë të dënuar nga GJKKO.

‘Djalli qëndron në detaje! Neni 5 për të cilin kë rëndë dakord thotë përfitojnë 1.5 vite burra. 2 vite gra të dënuar nga GJKKO bazuar në nenin 75 A shkonja b,c,ç. Po shkronja a, parashikon të gjitha veprat penale që fillojnë me K, korrupsion pasiv dhe aktiv i zyrtarëve të lartë. Ky është djalli, 1.5 për burra, 2 për gra të dënuar nga GJKKO. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Nuk ka ministra nuk ka kryeministër, por nga pozicioni i sekretarëve të përgjithshëm, drejtorët përfitojnë. Shkronja A, neni 75 A. Lexojeni, është përjashtuar.

Për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Në fakt protestues të PD-së të PS-së po të të doni, të Tetarit, Astirit, Shkozës, o janë në ndjekje penale o janë dënuar o janë në gjykim për një depozitë tjetër është neni 236 i Kodit Penal paragrafi 2. Kjo është akuza që kanë vendosur.’- tha Alibeaj.

Ora 19:35
Miratohet amnistia penale, 110 vota pro! Shehaj kundër, Felaj abstenon! Të gjitha votimet në KUVEND

Votimi në Kuvend

Të pranishëm 118 deputetë prezentë

Miratohet Pr/ligji për amnistinë penale

110 vota pro 1 abstenim, 1 kundër 

Agron Shehaj kundër

Ermonela Felaj (PS) abstenoi

Dy deputetët e Bashës: Ori Nebiaj dhe Eralda Tase votuan pro

Kalon Amendamenti i pare i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga aministia deri në 31 mars 2024

-113 vota pro, zero abstenim, 1 kundër

Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshme në nenin 3”

111 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër

Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 3, pika 1, shtohet shkronja ë”

8 pro, 2 abstenim, 72 kundër

Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 4, pika 1 , shtohet shkronja k”

5 vota pro, 0 abstenim, 71 kundër

Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshime në nenin 5”

110 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër

Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 5, pika 2, shtohet shkronja c”

4 vota pro, 0 abstenim, 73 kundër

Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshime në nenin 6”

107 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër

Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 6 ndryshohet pika 3”

4 vota pro, 2 abstenim, 71 kundër

Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj ‘Pas nenit 6 shtohet neni 6/1”

4 vota pro, 2 abstenim, 72 kundër

Miratohet Pr/ligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për arkivat’

71 vota pro, 3 abstenim, 41 kundër

-Miratohet ‘Pr/ligji për koncesionet e partneritetin publik privat’

70 vota pro, 6 abstenim, 44 kundër

-Miratohet Pr/ligji për burimet ujore

71 pro, 41 kundër, 5 abstenim

-Miratohet Pr/ligji për turizmin i ndryshuar

71 vota pro, 47 kundër, asnjë abstenim

-Pr/ligji për mbrojtjen e konkurrencës

3 pro, 2 abstenim, 112 kundër

Projekt vendim për zgjedhjen e një komisioneri të Avokatit të Popullit

Komisoni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka kaluar dy kandidatura për votim në seancën plenare për “Komisioner i Avokatit të Popullit i seksionit për policinë, shërbimit sekret, burgjet, forcat e armatosura dhe pushtetin gjyqësor” zoti Besnik Dedaj dhe zonja Fjona Zaçaj.

Kandidatura e Besnik Deda: 72 vota pro, 3 abstenim, 26 kundër

Kandidatura e Fjona Zaçaj: 36 pro, 20 abstenim, 42 kundër

Projekt vendim për zgjedhjen e një komisioneri të Avokatit të Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka kaluar dy kandidatura për votim në seancë plenare për “Komisioner i Avokatit të Popullit i seksionit për organet e administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre”: zonja Nerinda Meli dhe zonja Fjona Zaçaj

Kandidatura e Nerinda Meli: 67 pro, 5 abstenim, 27 kundër

Kandidatura e Fjona Zaçaj: 31 pro, 47 abstenim, 17 kundër

Projekt vendim për zgjedhjen e një komisioneri të Avokatit të Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka kaluar dy kandidatura për votim në seancë plenare për “Komisioner i Avokatit të Popullit i seksionit të Përgjithshëm: zonjën Vilma Shurdha dhe zonja Erinda Meli

Kandidatura e Vilma Shurdha: 9 vota pro, 2 abstenim, 0 kundër

Kandidatura e Erinda Meli: 3 pro, 54 abstenim, 21 kundër

Projekt vendim për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka kaluar tre kandidatura për votim në seancë plenare për “Anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”: zonjën Nertila Mihali, zotin Bledar Cengu dhe zotin Gjergji Mersini

Kandidatura e Nertila Mihali: 1 pro, 61 abstenim, 27 kundër

Kandidatura e Bledar Cengu: 9 vota pro, 65 abstenim, 17 kundër

Kandidatura e Gjergji Mesini: 68 vota pro, 3 abstenim, 16 kundër

Ora 19:19
Basha: S’e votojmë amnistinë penale! Pazar që të përfitojnë zyrtarët e korruptuar që gjykohen nga GJKKO! Nuk falen protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do ta votojnë ligjin për amnistinë penale.

Basha e cilësoi si pazar projektligjin për amnistinë e tha se zyrtarë të korruptuar që po gjykohen nga GJKKO përfitojnë nga ky ligj, ndërsa protestuesit e opozitës sipas tij nuk përfitojnë.

Basha tha se janë 700 protestues që përndiqen sot me një nen që nuk i përfiton nga amnistia ndërkohë që po përfitojnë drejtorët për të cilën ata protestuan.

Fjala e plotë

Të dashur qytetarë prej tre muajsh, amnistia nga e cila do të përfitojnë një numër jo i vogël qytetarësh të dënuar për vepra që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, u mbajt peng. U mbajt peng, ndonëse Partia Demokratike e bëri të qartë prej fillimit që kishte vetëm dy qëndrime dhe do ta votonte këtë amnisti.

Qëndrimii parë, mos të përfitonte asnjë i korruptuar, as në hetim, as i dënaur në shkallë të parë, as i dënuar me vendim të prerë, as në vuajtje të dënimit. Dhe dy, të përfitojnë të gjithë protestuesit pa dallim dhe pa kufizi, asnjë kusht tjetër. Dhe normalisht, në qoftë se ky propozim do të vinte sot në këtë seancë do të kishte votat e Partisë Demokratike. Por ky nuk është propozimi që vjen sot para qytetarëve. Është qesharak në dhimbje përpjekja për të keqpërdorur festat e shenjta fetarederi në mallëngjim të fejesave dhe dashnive të reja të atyre që deri para dy javësh shaheshin me libër shpie. Por jo vetëm festat fetare në çdo ditë të vitit, pengesa kryesore që çdokush në këtë sallë duhet t’i njohë vetes është: po nuk mashtroi. Ndaj sot është fare e qartë për këdo që merr mundimin të shoh se çfarë po i vihet përpara të kuptojë dy fakte të thjeshta.

Fakti i parë, në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, që kanë të bëjnë me korrupsionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kanë të bëjnë me korrupsionin në tendera, kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor të cilët nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie qofshin këto ulje dënimi, apo ndalje dhe zerim i ndjekjes penale. Këto nuk janë imagjinatë, këto janë fakte të publikuara nga Partia Demokratike dhe të raportuara nga media jashtë kontrollit të qeverisë apo manipulimit të pazarxhinjve afër qeverisë. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Nuk mund t’i bashkëngjitet hallit të njerëzve, burrave dhe grave që me të vërtetë kanë nevojë për një gjest nga Parlamenti zyrtarë të korruptuar.

Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me protestuesit. Është fakt i njiohur nga Partia Demokratike dhe avokatat e Partisë Demokratike në gjyqe dhe jo nga përfituesit e tyre në sofrën bujare të qeverisë të ulur këmbëkry, se shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë në bashkëpunim. Një vepër penale e cila parashikon dënime mbi 2 vite. Dhe siç u tha pak më parë këtu, janë jashtë parashikimit të kësaj amnistie.

Këto janë faktet. Mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje po luhet. Është e qartë se çfarë pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa fallco, pala tjetër e kishte mundësinë për një amnisti të ndershme, ka hallin e numrit gjithmonë e në rritje zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg apo po hetohen dhe po dënohen nga GJKKO. Po çka të bëjë kjo kur kemi vendosur një kufij. Fare e qartë: mesayhi që i çohet SPAK-ut është, ju i dënoni ne i lirojmë. Ne i lirojmë sepse kështu duam, sepse kështu përpiqemi të shpëtojmë edhe peshqit e mëdhenj. Si drejtorrët dhe zyrtarët e korruptuar, të dënuar për korrupsion, që përfitojnë në kushtet aktuale. Kjo është e vërteta, këto janë faktet dhe këto fakte janë të pakontestuara nga çdokush me dy sy në ballë, qofshin këta parlamentar, jurist, gazetarë, apo qytetarë. Të mohosh këtë, do të thotë të mashtrosh veten, sepse qytetarët nuk i mashtron dot.

Atëherë le të vijmë tek ana praktike e këtij propozimi. Do të falen e nuk do të ndiqen penalisht ata që janë dënuar, ata që po hetohen apo ata që do të hetohen për aferën e Astirit. Fallsifikimin e firmës të sekretarit të shtetit DeLauer, por nuk falin nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që përndiqen nën nenin përkatës për kundërshtim të policisë në bashkëpunim. Këto janë faktet. 

Do të përfitojnë zyrtarët e korruptuar të bashkisë së Tiranës që shkatërruan banesat në fundin e bulevardit të ri, por nuk do të përfitojnë nënat, baballarët që kundërshtuan aksionin në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës, që i bënë t’i nxjerrin fëmijët në 5 të mëngjesit nga shtëpitë e tyre, të cilët përndiqen me nenet përkatëse të kundërshtimit ë punonjësve të policisë në bashkëpunim. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë me protestuesit e shembjes së Tëatrit Kombëtar. Do të përfitojnë drejtorë, zyrtarë, drejtorë të përgjithshëm deri në specialist të cilët kanë bërë të mundur që vullneti i korrupsionit kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit të sheshonte një monument kulture, por nuk do të përfitojnë anëtarët e shoqërisë civile, anëtarët e Partisë Demokratike të cilët protestuan dhe po përndiqen me nenin përkatës të kundërshtimit të forcave të rendit në bashkëpunim. Këto janë faktet, ky është pazari i ndyrë. I ndyrë, me yndyrën e babëzisë nga një anë dhe pafytyrsisë kronike nga ana tjetër.

Tani t’i drejtohem kolegëve në atë anë ku duhet të ulet opozita. Shikoni njëri-tjetrin në fytyrë dhe mendoni si do t’i përgjigjeni demokratëve, opozitarëve, protestuesve, mbi 700 prej tyre që përndiqen sot me një nen i cili nuk i përfiton benefitet e kësaj amnistie. Ndërkohë që po çlironi nga akuza zyrtarët e korruptuar që u bënë sebep për protestat e tyre. Nuk mbyllet sot kjo. Kjo nuk është nga ato çështjet që i vihet kapak dhe nuk harrohet as për tre ditë, as për tre javë, as për tre muaj. Kjo është një votë në ndërgjegje, një çështje më shumë se pragmatizmi politik, karakteri njerëzor. E keni fare të thjesht koleg të opozitës, nëse doni të provoni që s’keni Pazar me Edi Ramën, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Përjashtohen të gjithë kategoritë e të korruptuarve, përfitojnë të gjithë protestuesit, kaq e thjesht është. Nëse nuk doni që zyrtarët e korruptuar të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Nëse doni me të vërtetë që të gjithë protestuesit të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë demokratike. Në fakt është një vendim shumë i thjesht, shumë i qartë në sytë e opinionit publik, në sytë e medias, vendimi po kështu do të jetë i qartë dhe transparent. Gjithësecili prej jush në pak minuta ka mundësinë të përjashtojë nga amnistia të gjithë aktet e korrupsionit që çuan në protesta dhe të bëjë të përfitojnë të gjithë protestuesit që u ngritën kundër akteve të korrupsionit dhe në këtë mënyrë të provojë që nuk është në pazar, ose përndryshe veprat flasin vet dhe pazari është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ora 19:10
Bardhi: Protestuesit e opozitës përfitojnë nga amnistia, asnjë lehtësi për zyrtarë të përfshirë në korrupsion! SPAK s'mbështetet me fjalë por me kallëzime

1712250708_bardhi.JPG

Nga foltorja e Kuvendit Gazment Bardhi ka deklaruar se Rithemelimi do të votojë amnistinë penale si një akt mëshire për të gjithë ata që përfitojnë. Ai nënvioi se përfitues janë edhe protestuesit e arrestuar të opozitës, por jo zyrtarët që janë nën hetim nga SPAK apo që janë të dënuar nga GJKKO.

Fjala e Bardhit

Kemi deklaruar se jemi parimisht dakord për amnistinë. Do duhet të shqyrtonim propozimin e ardhur nga qeveria për të shkuar drejt një konsensusi. Për çdo qytetar dua të bëj të qartë procedurën që ka ndjekur grupi jonë parlamentar nëse duhet apo jo të mbështeste amnistinë e propozuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistie në të shkuarën që kanë marrë votat e PS dhe PD, pra një konsensus të gjerë të kuvendit. Rezulton që amnistia që propozohet për votim sot është në fakt amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve të saj.

Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve që me propozimin tonë falen të korruptuarit dhe se ne kemi krijuar një aleancë kundër SPAK. Në fakt shqiptarët e dinë se kush është pro SPAK e kush kundër.  Nuk e kam fjalën me fjalë por me fakte. Duke e furnizuar me kallëzime me denoncime. Ata që s’kanë bërë një kallëzim në SPAK befas na dalin si mbrojtës së SPAK, janë qesharak sepse askush s’ka në dorë për ta mbështetur apo detyruar SPAK. Detyra jon është që ta mbështesim sa herë kërkohen burime financiare. Ne i kemi shpallur dhënien fund të pandëshkueshmërisë si një prioritet kombëtar. Këtë duhet ta shfaqnim duke votuar amnistinë. Policë të ndëshkuar ka dhe ka pasur, por jo zyrtarë të lartë. Kushdo zyrtar i lartë i përfshirë në korrupsion nuk mund të përfitojë asnjë lehtësi me votë të deputetëve të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e kaluar nuk përfitojnë kriminelë. Dëgjova se nuk falen protestuesit, në fakt kur i përdor si mish për top protestuesit nuk e di përse janë dënuar e për çfarë vuajnë gjithë këto vite. Numri dërrmues i protestuesve të opozitës ka qenë në maj qershor 2019 në një aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Për të penguar aktivitetet e penale të kryeministrit. Ata janë për pengim të subjekteve zgjedhore dhe për ndalim të qarkullimit rrugor.

E bëra këtë sqarim për t'i garantuar secilit prej protestuesve të PD por edhe të shoqërisë civile që kanë vuajtur pasojat e keqqeverisjes së Ramës se sipas kësaj amnistie dhe amendamentit të propozuar nga opozita çdo çështje e hapur apo çdo dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij projektligji. Prandaj kemi vendosur ta votojmë këtë amnisti si një akt mëshire ndaj çdo shtrese që përfiton. Nuk përfitojnë ata që kanë bërë krime të rënda.

Ora 18:58
Ministri i Drejtësisë: 700 të dënuar lirohen menjëherë, 400 të tjerë ulje dënimi! Zero amnistim për subjektet e GJKKO

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ne Kuvend, projektligjin për amnistinë, i cili pritet që të votohet në seancën e sotme plenare.

Manja bëri me dije se nuk do të përfitojë asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa theksoi që 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri theksoi se do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës. Ministri bëri me dije se po ashtu do të përfitojnë personat të cilët kanë vendim të formës së prerë deri në datë 31 mars 2024.

‘Shqipëria jo në rajon por në Evropë ka numrin më të madh të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Vijmë tek paraburgimi. Shqipëria ka 57% numrin e të paraburgosurve në raport me numrin e të dënuarve. Në duhet të kishim 661 persona të paraburgosur. Ndërkohë që kemi 2497 të paraburgosur mbi standardet e BE-së.

Ne i marrim ekstra 24.2 mnl euro në vit këto referuar kostos që ne kemi sot për mbajtën e një të burgosur. Shqipëria duhet të marrë masa për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë çështjes së të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri.

Përfitojmë 1100 të dënuar. 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 në shërbim prove do të jenë përfitues nga kjo amnisti që do të votohet sonte. Nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm. Po ashtu nga amnistia, por as ulje dënimi nuk përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO sepse për ndjekjen penale as që behet fjalë.

Do të përfitojnë personat të cilët ka marrë formë të prerë vendimi deri në datë 31.03 2024.

Për protestuesit e opozitës pa dallim ndarjesh në kohë por për një kategori veprash penale që janë listuar dhe që lidhet me këtë kategori do të kemi pushim të ndjekjes penale në çdo fazë të hetimit. Më lejoni të jap një shifër janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti sa i takon ndjekjes penale, flasim për çështje pasi numri i personave është në disa fish, ka një çështje penale me 10-15 persona që kanë qenë në hetim apo gjykim.’- tha Manja.

Ora 17:50
Braçe debat në Kuvend: PD dha një koncesion për çdo vinç në Durrës! A i keni harruar koncesionet për Fazlliç? Tokat në Porto Romano, u blenë me lekë në dorë

1711020437_brace.jpg

Në seancën e Kuvendit po diskutohet projektligji për koncesionet, deputeti i PS-së ka numëruar të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria Berisha, dedikuar personave të caktuar.

Braçe tha se në atë kohë nuk bëhej fjalë për sterilizim por për rruajtje, e shitje të pronave publike, që nuk kthehen më.

Braçe solli në Kuvend historinë me projektin e portit me Damir Fazllic, dëmin e shkaktuar në ARMO me investitor Rezar Taçin e deri tek dhjetëra koncesione të marra nga deputetët e PD për hidrocentralet.

‘Nga gjithçka që dëgjova për 4 orë me radhë më duhet të them, kjo sallë por edhe jashtë kësaj salle ka memorie. Dikur në datën 20 dhjetor 2012, Berisha dhe unë modestisht kemi konsumuar një interpelancë për këtë temë për koncesimin e pasurimeve publike.

Isha i frymëzuar në atë kohë, një temë e re nuk e njihnim, gjetëm mundësinë të mësohem. Sapo kisha lexuar librin e e ideologes Argita Malltezi, e mbaj librin e Argita Malltezit në librari, si kontribut themelor në këtë ideologji. Berisha pasi u njoh me librin e kësaj zonje, e humbi durimin ik prej kthej tha. Ishin dhënë 290 kontrata për të ndërtuar hidrocentrale në çdo rrëke uji.

Në 1 mijë faqe letra që ishin këtu, kishte një problem të madh, ishte një shoqja ime deputete, kishte marrë letrat për koncesion, Kardhiq 1, Kardhiq 2, Kardhiq 3, Kardhiq 4. Nuk e kuptoja pse kjo zonja rrinte mbi Kardhiq. Ato mbi Kardhiq nuk janë më, por ka më shumë se kaq.

Një shoqja ime deputete i kishte përlarë dhe ato. Nafta e gjitha ishte koncensionuar, çdo vinç ishte bërë koncesion. Deputetët e Durrësit duhet ta dinë këtë.  Modeli ishte ky, ore e mbani mend që familja kishte vajtur në Porto Romano dhe i blinte me lek në dorë pronat. E mban mend këtë Damir Fazlliç.

Të dalësh tani kundër Portit të Durrësit. Ja bën mu e gjitha, nuk mjaftoi kaq, pati dhe një proces tjetër, u shit OSSH, vazhdon të hetohet dhe nuk ka përgjigje. E dinë ata atje, janë shitur 4 hidrocentrale. Ishte sektori publik, u shitën me vlerën e TVSH të pa rikthyer.

Nuk ishin vetëm këto, e mbani mend Armon që u shit në Teksas. Rezart Taçi blinte ca piktura, jep paratë e shto paratë. Po prap doli një amerikan tjetër që ishte Rezart Taçi. Pasi i themi të gjitha këto, e kuptoni që forma e konsensionit mund të quhet edhe sterilizim. Shitja është rruajtje, merri të gjitha dhe nuk i kthen dot më. Kjo ka ndodhur në atë kohë. Besoj se interesi publik mund të mbrohet shumë mirë duke operuar me pronë publikë.

Të djathtët na keni dhënë edhe këtë model, ka mbetur nëpër ligje…Për të shkatërruar pronën publike dhe për t’i dhënë privatit. Ka edhe parashkrim për korrupsionin, e kanë bërë juristët dhe ka që ç’ke me të, por kur s’ta do qejfi ty nuk ka. Për ta mbyllur, ka ardhur koha të mendojmë përtej hidrocentraleve, të mendojmë për ujin. Element kyç për sektorin më të gjerë ekonomik të vendit që është bujqësia.’- tha Braçe.

Ora 17:28
Incidenti në Kuvend/ Bashës i ngel karrigia në dorë, shpërthen në të qeshura me Tabakun (VIDEO)

Një incident i ka ndodhur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës teksa po ulej në vendin e tij në Kuvend. I pozicionuar krah deputetëve Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, Bashës i ngeli pjesa mbështetëse e karriges në dorë.

Ky moment ka mjaftuar për të shkrirë akujt mes dy ish-të besuarve të tij Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të cilët nuk e mbajtën të qeshurën. Tabaku shkëmbeu edhe disa fjalë me Bashën.

Ora 17:08
Debat në Kuvend për Rrugën e Arbrit, Çupi i kthehet ministres së Infrastrukturës: S’është turp të bësh koncesione, por korrupsion

1712243389_balluku.JPG

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka debatuar nga foltorja e Kuvendit me ministren e Infrastrukturës, duke i përmendur dhe shtyrjen e përfundimit e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, pas problemeve të hasura me tunelin e Murrizit.

Çupi: Të nderuar qytetarë dhe kolegë. Doni të dini çfarë pamje kanë koncesionet. Kam sjellë këtë hartën. Kjo është harta e koncesioneve, nga maja më veriore e Shqipërisë deri në pikën më fundore të vendit. Kjo është harta e shqiptarëve dhe koncesionet janë të qeveritarëve. Sa për sqarim, nuk jam kundër koncesioneve apo PPP, por jam kundër përdorimit të tyre për të zhvatur pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit përmes korrupsionit. Jam kundër korrupsionit dhe zonja zv/kryeministre thatë se nuk është turp të bësh koncesion, jo nuk është, por është turp të bësh korrupsion me koncesionet. Korrupsioni ekziston në të gjitha hallkat e qeverisë, është konkluzion i DASH, i cili ngre shqetësime për korrupsionin dhe koncesionet

Ministrja e Infrastrukturës: Puna ka ngecur ne Tunelin e Murrizit, dhe po vijohet me intensitet, pa shtuar asnjë qindarke nga buxheti i shtetit. Problemi është gjeologjik. Shpresojmë ta dorëzojmë brenda 30 dhjetorit të 2024. Tunelin e Llogarasë e dorëzojmë brenda dy muajve. Tuneli i llogarisë dorëzohet gjashtë muaj para afatit dhe tunelin e Murrizit e mbakemi, cila është arsyeja përveçse problemit gjeologjik.

Çupi: Më vjen keq që ne bëjmë debat këtu por Dibra është qarku më i varfër. Koncesioni që përmendet ka filluar me 120 mln dollarë dhe ka vajtur 320 mln euro. Dibranët e kanë braktisur Dibrën prej varfërisë jo prej qejfit. Ministrja e Infrastrukturës: Dil më shpesh nga zona, shiko numrin e vizitorëve dhe të turistëve në zonën e Dibrës. Nëse Dibranët na e njohin punën duket qartë nga votat që kemi marrë në 14 maj të 2023. Dibranët dinë sesi votojnë. Shiko sa janë familjet që po kthehen për ti kthyer shtëpitë e tyre në pika turistike sepse janë ndërtuar shkolla çerdhe të gjitha ato që ju nuk i ndërtuat.

Ministrja e Infrastrukturës: Dil më shpesh nga zona, shiko numrin e vizitorëve dhe të turistëve në zonën e Dibrës. Nëse Dibranët na e njohin punën duket qartë nga votat që kemi marrë në 14 maj të 2023. Dibranët dinë sesi votojnë. Shiko sa janë familjet që po kthehen për ti kthyer shtëpitë e tyre në pika turistike sepse janë ndërtuar shkolla çerdhe të gjitha ato që ju nuk i ndërtuat.

Ora 16:32
Kuvend, Toni Gogu i kujton Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit për fshehjen e vilës mbi 700 mijë euro. Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncensionet. 

"Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit.  Të mos dallosh rëndësinë e instrumentave financiarë dhe t'i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 786 milionë euro. Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon", deklaroi Gogu.

 

Ora 16:22
A do ta votojë PL amnistinë penale? Ilir Meta: Pyesni Vasilin, ai i ka ndjekur zhvillimet në Kuvend

1712240668_meta2.jpg

Ilir Meta nuk dha një përgjigje të qartë nëse deputetët e partisë së tij do ta votojnë amnistinë penale. Gjatë konferencës për shtyp Meta tha se duhet të pyesin deputetin Petrit Vasili.

Pyetje: Zoti Meta do I kthehem pak aktualitetit politik. Ditën e sotme është duke u diskutuar, madje nisi me përplasje çështja e aministisë penale. Tre votat e Partisë së Lirisë do të shkojnë por kësaj amnistie?

Meta: Kjo është një pyetje, që përgjigjen më të saktë mund ta japë zoti Vasili, sepse ai është më I adebptuar me zhvillimet në Kuvend. Fokusi im si lider I Partisë së Lirisë, janë 5 prioritet themelore të PL., për popullin shqiptar për 10 vitet që vijnë. Dhe në veçanti realizimi I objketivit madhor për 20 vitet që vijnë, që është 4 milion shqiptar, shqiptar rezidentë, që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. 

Ora 13:27
‘Drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin’, Salianji përplaset me Ballën për deklaratën e Dumanit! Ministri: S’kam shkop magjik

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e fortë të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili është shprehur se ka policë në nivele të larta që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salinaji u shpreh se personat e shpallur në kërkim më shpejt i gjen krimi, sesa policia.

‘Nëse ndodhin vrasje e kuptojmë që personi ka qenë në kërkim por e ka gjetur krimi më përpara se ju. Dhe unë besoj ministër që ju duhet të dilni dhe të jepni garanci për qytetarët shqiptarë. Ka një deklaratë të rëndë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ai thotë që në rastet e krimit të organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton që ka policë të përfshirë në nivele të larta.

10 vite nuk denoncojmë policinë, drejtuesit e policisë së shtetit i keni vendosur ju politikisht të cilët vendosin nën presion edhe policët e thjeshtë sepse bashkëpunojnë me krimin. Për këtë deklaratë, ju duhet të dilni të flisni sepse nga sot nuk ka qytetar që besoj tek policia e shtetit.’- tha Salianji.

Nga ana tjetër ministëri i Brendshëm Taulant Balla tha se au nuk ka shkop magjik të pastrojë policinë e shtetit.

‘Sa i përket procesit të vetëpastrimit të Policisë së Shtetit unë nuk kam një shkop magjik që në tetë muaj të pretendoj që të pastrojë PSH menjëherë, por dua t’ju shpreh gjithë angazhimin tim dhe shumë shpejtë do të vij këtu te ju në fund të javës të kërkoj mbështetjen tuaj edhe të opozitës për një ligj të ri të PSH. Nuk kam unë asnjë dyshim që brenda PSH ka punonjës të PSH që ditën janë me uniformë dhe natën tradhtojnë besimin e qytetarëve. Nuk kam dyshim për këtë dhe për këtë jam duke bashkëpunuar fuqimisht me të gjithë agjencitë partnere me Interpolin, me Europolin me të cilët fal tyre kemi arritur të identifikojmë drejtues të lartë të PSH të cilët sot janë pas hekurave. Është e papranueshme, unë e kam thënë është e papranueshme ndërkohë që PSH shkon të arrestojë një prej personave më të rëndësishëm të botës së krimit nga informaconi vetë i strukturave të Policisë dhe i strukturave të AMP personi të jetë në kontakt me një shef Komisariati, është arrestuar ky shef Komisariati edhe ky bosi i heroinës është i arrestuar sot, sikurse janë të arrestuar një numër i konsiderueshëm.’- tha Balla.

Ora 12:11
PD përmes Alibeajt depoziton amendament për Projektligjin për Amnistinë Penale

Partia Demokratike, pwrmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka depozituar njw amendament për Projektligjin për Amnistinë Penale.

Në amendamentin e depozituar nga Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion.

Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.


Amendamenti i plotë:

KUVENDI
 
AMENDAMENT
 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN
“PËR DHËNIE AMINISTIE”
 
Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:
 
“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.
 
Neni 2
 
Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.
 
Neni 3
Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

 

Neni 4
Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:
 
1. Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
 Neni 5
 Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:
 
“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit
 
Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.
 
 D E P U T E T I
 

Enkelejd Alibeaj

Ora 11:04
Spiropali ironizon opozitën: Njëri thotë SPAK organizatë kriminale, tjetri thotë kam besim! Basha i sapozgjuar thotë po lironi të dënuarit e GJKKO

Ministrja Elisa Spiropali një fjalën e saj në seancën plenare bëri ironi me deputetët e opozitës për shkak të inkoherencës në lidhje me mendimin ndaj SPAK.

'Lini akrobacitë me shpifje. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është organizatë kriminale SPAK? Dakord të mençurit. Se marrëzia dhe mençuria i ndan një fill i hollë. A është apo nuk është SPAK organizatë kriminale? Ne e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron. Ju e keni patur drejtësinë hyzmeqare të tekave të pushtetit tuaj. Këtë përgjigje shqiptarët e kanë dhënë me votë. Të gjithë mungesën e arsyes tuaj, njëri thotë kam besim te SPAK tjetri thotë organizatë kriminale. Tjetri zoti Basha pa lexuar fare sapo është ngritur nga gjumi thotë po lironi ato që janë dënuar nga GJKKO. Meqë ne në publik duam të çojmë mesazhet e duhura ka ardhur ky draft që na keni penguar për 4 muaj të votojmë. I keni hequr të drejtën qindra familjeve të kenë pranë të afërmit e tyre. Nuk na keni dhënë mundësinë për 4 muaj rresht. Patjetër duhet ta bëjmë çdo vit. Politika e re nuk duhet ndikuar nga e vjetra vetëm burg. Shkoni aty ku viktima tuaja ju akuzojnë për shpifje dhe jepni përgjigje. Nenet nuk parashikojnë për interpelanca as trillet dhe fantazitë. E keqja e Shkodrës nuk ju del, por e keqja e Shkodrës ka dalë.', thotë Spiropali.

Ora 11:01
Majko ironi me Bardhin: I shkon Berishës në protestat poshtë ballkonit, kjo ‘organizata kriminale’ e SPAK a jep drejtësi?

 

Replika të ashpra pati mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe Gazment Bardhit. Majko i drejtoi Bardhit një pyetje në Kuvend për SPAK, duke e pyetur a jep SPAK drejtësi të pavarur. Majko i kujtoi Bardhit edhe protestat poshtë ballkonit të Berishës, duke i thënë që drejtuesi e tij e quan SPAK, organizatë kriminale dhe me ironi e pyet a jep kjo organizatë kriminale drejtësi?

Majko: Ne nuk po heshtim, thjesht po shohim se si kacafyteni me njëri-tjetrin. Keni kaq muaj që e keni bërë këtë sallë cirk. Kam një pyetje për z.Bardhi, i cili thotë se nuk do të lejohet të amnistohen të dënuarit nga SPAK-u. Ju shkoni te mitingu i kryetarit tuaj. Drejtuesi juaj e quan SPAK-un organizatë kriminale. Kjo organizate kriminale a jep drejtësi të pavarur në Shqipëri? Po apo jo?! Ngrihet Tritan Shehu pas 25 vitesh dhe thotë të dënohet gjenocidi serb. Atëherë Partia Demokratike nuk ishte e pranishme në sallë. A mund ta sillni ligjin e regjistrimin e pronave në veri?

Bardhi: Keni mundësi të sillni ligjin për regjistrimin e pronës 390 mijë metër katror tokë publike dhe pastaj Edi Rama t’i firmos. Është problem shumë i madh t’ia sillni Pandit ligjit që Pëllumb Gjoka të përfitojë edhe me letra tokën shtetërore dhe ai atje që mungon sot të mos i hyjë gjemb në këmbë se ju ka ju. E dyta, sa i përket SPAK-ut. Shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit. Cilët janë oligarkët pas atij porti dhe Edi Rama doli dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, pa dyshim ne mund të bëjmë politikë pasi gjysmën e atyre në krah i keni një ditë po një ditë jo në SPAK. Për ju drejtësia është e re sa herë godet kundërshtarët dhe është e vjetër kur u godet ju. Aministohet Ilir Beqaj dhe është gjykata që thotë merreni nën hetim, amnistohet Erion Veliaj.

Ora 11:00
Amnistia penale, Basha: Përfitojnë të dënuarit nga GJKKO! I kthehet Manja: I paske thënë lamtumirë zanatit të juristit

Kreu i PD, Lulzim Basha hodhi sërish akuza në Kuvend se do amnistohen të dënuarit nga GJKKO. Përgjigjja i erdhi nga ministri Manja i cili me ironi i tha se “i paska thënë lamtumirë zanatit të juristit”.

Basha: Transparenca shërbehet përmes procedurave parlamentare. Amnistia s’ka qenë në rendin e ditës. Duhet ta kaloni te komisioni i ligjeve. Ju s’doni që qytetarët të kenë mundësi të njihen me një amnisti që shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe dënuar nga GJKKO dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Është Pazar anti-spak, anti-drejtësi, përfitojnë të korruptuarit, përfshirë zyrtarë të lartë siç është ish-sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.

Manja: Me ketë që sapo tha Basha i paska thënë lamtumirë edhe zanatit të juristit. Ky mirë që se ka lexuar ligjin, por edhe kur e lexon se lexon së prapi. Mos e merrni seriozisht. Kur të vijë debati për ligjin e amnistisë secili nga kolegët duhet ta ketë mundësinë të njihet me amnistinë. Të dalësh këtu e të thuash përfitojnë të dënuarit e korruptuar nga GJKKO, kur është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Duhet të jemi pak seriozë, ka një limit.

Fjala e Bashës

Zonja kryetarem transparenca shërbehet përmes procedurave parlamentare. Shkelja e procedurave parlamentare bëhet për t’i mohuar qytetarëve transparencën. Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës, doni ta fusni sot pa e kaluar në komisionin e ligjeve dhe na ftoni që çfarë kemi ta themi këtu në këtë sallë. Pse? Përgjigjja është fare e thjeshtë, sepse ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO-ja, dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Sa për kategoritë që përfitojnë sipas këtij propozimi, ata janë fare të qartë.

Përfitojnë zytarët e dënuar apo të hetuar në nenin 244 - Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 - Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
 
Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 - Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Për ata deputetë sic u shpreh dikush që nuk e ka parë propozimin, të gjitha këto vepra do të amnistohen me votën jo transparente të pakaluara në komisionin ligjor me një pazar të qartë. Ku përjashtohen, në kundërshtim me atë që pretendoi ministri i drejtësisë, protestuesit, masivisht të gjithë protestuesit, pa përjashtim të gjithë protestuesit e opozitës janë akuzuar, hetuar dhe dënuar për nenin 236/2 “kundërshtim të punonjësve të policisë”, si akuzaë kryesore. Ndërkohë që propozimi prek vetëm 236/1, pothuajse asnjë protestues nuk përfiton. Zyrtarët e korruptuar, të dënuar apo nën hetim përftitojnë. Është e qartë që kz Pazar i ulët, është një pazar anti-drejtësi, është një pazar anti-SPAK/ Përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi protestuesit kundër korrupsionit. Përfitojnë pra të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit. Duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjeja janë nën hetim parlamentar, siç është ish sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.

Ora 10:50
Majko drejtuar Tritan Shehut: Shpirti është shitur në këtë vend kur i shisnit naftë Millosheviçit

 

Deputeti socialist Pandeli Majko replikoi me Tritan Shehun në seancën e sotme plenare sa i takon kërkesës së këtij të fundit që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë masakrën serbe në Kosovë në Srebrenicë.

Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.

'Shpirti është shitur në këtë vend në vitin 1967 duke prishur kishat dhe xhamia. Shpirti është shitur kur kompania 'Shqiponja' e Berishës i shiste naftë Millosheviçit.', tha Majko

 

Ora 10:41
Bardhi hedh poshtë akuzat e Alibeajt: Nga amnistia përfitojnë gjithë protestuesit, subjektet e SPAK dhe GJKKO nuk falen

 

Deputeti Gazment Bardhi sqaroi në foltoren e parlementit amendamentet e PD-së për ligjin e amnistisë. Ai hodhi poshtë akuzat e Alibeajt, duke thënë se zyrtarët apo ish-zyrtarët subjekte të SPAK apo GJKKO nuk do tëb falen dhe nga ana tjetër përfitojnë gjithë protestuesit. 

'Ftoj secilin koleg që ka shqetësim jo për të bërë politik me amnistinë, që ka qenë gjithë kohën pazari pazari, të bëjë amendament dhe ta shqyrtojë parlamenti me përgjegjësi. Edhe subjektet e SPAK dhe GJKKO ishin përfitues mirëpo amendamentet tona, sipas traditës në vite kanë përfituar të gjithë të dënuarit. Mirëpo kuvendi ka shpallur prioritet kombëtar dhënien fund të pandëshkueshmërisë, në amendamentin e PD ka 3 risi. Amnistia e 2014 ka marrë miratimin e gjithë parlamentit si majtas dhe djathtas. 3 janë risitë sot, e para falen të gjithë protestuesit. Qofshin në protesta politike apo shoqërisë civile. Së dyti, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton. Dhe e treta, asnjë subjekt i posaçëm në ndjekje penale nga SPAK apo i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia. Me amendamentin tonë dhe analizën e ekspertëve asnjë person zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion, tendera, nuk përfiton nga amnistia. Kjo është e vërteta, çdo gjë tjetër është një gënjeshtër që kërkon vëmendje nga opinioni publik.', thotë Bardhi.

Ora 10:39
Manja i kthehet Alibeajt: Mos bëni politikë me amnistinë penale, s’do të lirohen të korruptuarit!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu kthye Enkelejd Alibeajt sa i takon cështjes së amnistisë penale. Manja hedh poshtë akuzat e PD se do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO. 

“Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Ansjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia.”, tha ai.

Ora 10:32
Alibeaj: 'Amnistia' fryt i pazareve, kthejeni në Komisionin e Ligjeve, 3 amendamente godasin SPAK-un

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e parlamentit në seancën e sotme akuzoi PS-në dhe Rithemelimin për pazar, që prek edhe ligjin e amnistisë që sipas tij në të ndodhen të paktën 3 amendamente që godasin SPAK dhe drejtësinë e re. 

'Kjo pamje sot kur të gjithë heshtin dhe bëhen gati të miratojnë një akt që ka brenda amoralitetin më të madh politik. Fundi i mandatit është i tillë sfidë a do jen më në këtë foltore. Si e si të ruajnë karrigen e tyre. E para dështuat reformën zgjedhore,  dyta gjasme komisionet hetimore e treta është kjo sot. Do jepet vota për ti ulur dënimi 1 vit e gjysëm burrave dhe 3 vite grave që janë dënuar nga drejtësia e ere. Testi i parë i hidhur ri kësaj marrëveshjeje. Detyrimi jua zonjë më së pari të bëni transparencë ta ktheni edhe një herë tek komisioni i ligjeve që edhe publiku ta kuptojë se çfarë gatuhet në këtë seancë. Votë për amnisti nga SPAK. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që nesër t’ju ndëshkojnë me votë. Ta ktheni në komision ta diskutojmë të bëjmë transparencë dhe të shohim interesat individuale. Janë 3 amendamente që godasin drejtpërdrejtë SPAK.', thotë Alibeaj.

Ora 10:23
Dashnor Sula kundër 'Amnistisë': Duhet mbledhur urgjent Komisioni i Ligjeve

 

Deputeti Dashnor Sula mori fjalën sot në nisjen e seancës plenare dhe u deklarua kundër futjes në rendin e ditës të projekt-ligjit 'Për aminstinë'. Sipas tij, ky ligj nuk mund të kalojë në votim pa u kaluar më parë në Komisionin e Ligjeve.

'Në thelb jam kundër. Nuk bëhet fjalë për një akt dosido por për një projekt ligj të rëndësishëm. Në seancën e sotme deputetët nuk kanë njoftim, komisioni i ligjeve që është përgjegjës, ne nuk na është dhënë mundësi për të dhënë amendamente. Pavarësisht amnistinë e keni kaluar në mënyrë të njëanshme me votat e mazhorancës. Dakordësia nen për nen ka shumë për të diskutuar dhe do ishte korrekte që komisioni i ligjeve të mblidhej. Kërkoj që urgjentisht komisioni i ligjeve të mblidhet ose të shtyhet me 1 javë amnistia.', thotë Sula.

Ora 10:07
Bardhi i përgjigjet akuzave të Bashës: Asnjë zyrtar apo politikan i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia

 

Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se nga amnistia do të përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga GJKKO. Me ironi, Bardhi tha se është lajm i mirë që Basha ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa thekson se asnjë zyrtar i korruptuar nuk amnistohet.

Lajmi mirë që Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin, se kryeministri do duhej të ishte për të dhënë llogari për dosjen Xibraka por ka vendosur të dhunojë kushtetutën. Sa i takon amnistisë, në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit për amnistinë të jetë i njëjtë për draftet e mëparshme edhe kur votohej nga Basha, me dy tre dallime që kemi prezantuar. Asnjë anëtar i krimit nuk përfiton amnisti nga drafti, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitin 2014, ku me votë të Bashës ka patur amnisti për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO nuk përfiton amnisti, së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjithë herët e tjera, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës e shoqërisë civile që përfitojnë. Dua të theksoj se nuk ka asnjë zyrtar i korruptuar. Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar.

Ne do propozojmë që të futet në rend dite, për shkak të situatës në Kuvend ka tejkaluar çdo limit të shqyrtimit në seancë plenare.

Sipas analizës që kanë bërë ekspertët tanë, SPAK dhe GJKKO, janë të reja, nuk kanë vendime të formës së prerë. Nuk rezulton që të përfitojë asnjë zyrtar i korruptuar. Sa i takon çështjeve që janë në hetim, ka një ndalesë të qartë që çdo subjekt që deklaron pasurinë, nuk përfiton nga pushimi i ndjekjes penale apo pushimi i gjykimit. Jemi kujdesu që asnjë zyrtar i korruptuar të mos përfitojë. 

Kjo çështje është trajtuar që në mëngjes, që të shmangim vëmendjen nga Olsi Rama dhe Xibraka.

Ora 08:28
Pritet miratimi i amnistisë penale, Basha: Përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, ja veprat që amnistohen

Rithemelimi dhe Partia Socialiste gjetën dakordësinë për të miratuar amnistinë penale, e cila pritet të votohet sot në Kuvend, por këtë ‘pakt’ kryedemokrati Lulzim Basha e quan një pazar. Në një postim në rrjetin social Facebook, para nisjes së seancës plenare, ai denoncoi 3 amendamentet e propozuara nga Gazment Bardhi, dikur krahu i tij i djathtë.

Basha thotë se përmes amnistisë do të përfitojnë edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme, pasi në propozimin e Bardhit përjashtohen vetëm një grup të dënuarish, si zyrtarë të lartë, apo presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë.

Kreu i Partisë Demokratike ka renditur edhe veprat penale në kompetencë të GJKKO-së që sipas tij amnistohen, si zyrtarët e tjerë të lartë dhe të mesëm që të përfitojnë ulje dënimi për veprat penale të korrupsionit apo abuzimit me tenderët, apo edhe gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion.

“Ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga SPAK! Përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit”, shkruan Basha.

Më tej Basha shton se nga amendamenti i propozuar nga Bardhi, përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Vepra në kompetencë të GJKKO-së për ulet dënimi, 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat
1-Neni 244 - ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
2-Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
3-Neni 245 - ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
4-Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
5-Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
6-Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
7-Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
8-Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
9-Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
10-Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
11-Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
12-Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
13-Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
14-Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
15-Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
16-Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
17-Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
18-Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
19-Neni 328 - ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje
20-Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
21- Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/04/2024 02:48

    Nje pjese e mire e te burgosurve ordinere,heret a vone kane per t'u rikthyer ne burg pasi jane perserites, keshtu qe kjo amnisti eshte baraz me nje /lunch break/ per /profesionin/ e tyre,sa per zyrtaret,qendron deklarata e Bashes e Alibej,vecanerisht po te marresh parasysh me sa jane denuar deri tani disa prej ketyre zyrtareve.Ka ardhur koha te hiqet gjykimi i shkurtuar,kjo do te kompensonte /amnisti/te tilla.Zoterinj deputete te PD perse nuk propozoni nje ligj te tille?!

    Përgjigju
  • Goni: 04/04/2024 20:14

    Ne nje vend me kriminalitet te larte si i yni amnistia penale eshte gabim. Bravo Basha qe se votoi. Me ne fund po degjojme ndonje ide te djathte. Ne Itali amnistia e fundit penale eshte votuar ne 2008 nga qeveria e majte e Prodit, pastaj ra menjehere.

    Përgjigju
    • Or tej: 04/04/2024 23:18

      Vetem 1 rruge ka: kriminelet jashte e te ndershmit qe jane me pakice ne burg or teeeejjjjj

  • Emi: 04/04/2024 19:08

    700 te burgosure te lire, po ku kan me shku se pun ska, prep ne bureg kan me shku o mren o jashte

    Përgjigju
  • sapa: 04/04/2024 17:37

    Votuesi shqiptar po te jete i zgjuar dhe i ndershem ja jep voten as Rames,se Saliut e Metes jo se jo por vetem Arlind Qorrit.Eshte e vetmja mundesi qe Maskarenjte 34 vjecare te mos jene asnje ne pushtet!Por ne kete vend edhe ajri eshte i korruptuar dhe as qe ka shprese te tille!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale