Presidenti, Balla: Duhet dinjitoz
Blushi: Ja skenari i PS-LSI

Presidenti, Balla: Duhet dinjitoz<br />Blushi: Ja skenari i PS-LSI
TIRANE-Në seancën e paradites në Parlament në qendër të diskutimeve u vu cështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sipas deputetit të LIBRA, Ben Blushi, cështja e Presidentit është një skenar i Metës dhe Ramës për të futur vendin në zgjedhje të parakohshme. Blushi thekson se qëllimisht po digjen raundet pasi emri është gjetur dhe mbahet i fshehtë. Sipas tij, bëhet fjalë për një figurë të kapur politikisht.

Por socialisti Balla në replikën e tij sqaron se PS po tregon maturi në lidhje me Presidentin e ri. Duke ironizuar presidentin aktual, Balla tha se, PS kërkon një president dinjitoz, që ti bëjë ballë situatave me kriza politike, si këto ku ndodhet vendi. Për Ballën, PS mund ta kishte votuar që dje emrin, por nuk e bëri, pasi sic shtoi ai, Kreu i shtetit duhet të zgjidhet me konsensus dhe për këtë nevojitet PD, e cila vijon bojkotin.

Blushi
Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se po përgatiten ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

"Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë.
 
Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president.
 
Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën.
 
Do i lusja ata në çadër të vinin në zgjedhje sepse përndryshe nuk ka kuptim. Nëse në 18 qershor disa nga partitë tona nuk marrin pjesë, 120 mandate, e patë çfarë ndodhi në Turqi? Ndryshon kushtetuta dhe kthehet në pronar me 120 mandate ai. Prandaj PD duhet të kthehet në zgjedhje me çdo kusht. Si mund t'ua lëmë në dorë Republikën me 120 mandate nga 140?
 
Ai do që ta ketë 18 qershorin referendum për vete. Ai s'mendon se është individ, por e quan veten çështje. Po shkelni ligjin, po prishni 18 qershorin, po lini vendin pa President. Jepni një kandidat ta njohin njerëzit kush do jetë ky njeri.
 
Kjo krizë deri sot është një krizë pallati, luhet në një pallat politik, në pallatin e politikës shqiptare. Janë tre ccadra, e kryeministrit, kuvendit, bulevardit. Por për fat të mirë është krizë pallati. Nëse zgjat përtej 18 qershorit, nga krizë pallati shkon në krizë populli. S'do doja kurrë të ndodhte. Në 97 populli doli në rrugë për t'u mbrojtur. Populli është në shtëpi, do të mbrojë pronën e vet. Nëse ftojmë popullin në krizë, mijëra vende pune do humben, shpresat e njerëzve do zbehen".
 
Balla
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi socialist ku replikën me Blushin e ka bërë Taulant Balla. Sipas Ballës, PS dëshiron një president dinjitoz me konsensusin e PD ndaj është në pritje të kësaj të fundit që t’i japë fund bojkotit. Balla tha se PS po të dojë e zgjidhte që dje me forcën e kartonit. Në replikë nuk mungon as ironia për Presidentin Nishani.

“Por të na akuzosh seancë për seancë për arrogancë dhe ndërkohë sot të akuzosh përsëri që ne nuk po shfrytëzojmë maxhorancën e cilësuar në Kuvend, kjo është mungesë vijueshmërie në mendim. Mund ta zgjidhnim presidentin ne që dje, se sot mbaron kjo seanncë është një tjetër që procedon zgjedhjen e presidentit. Por ne e kemi thënë që në fillim që Shqipëria meriton një president dinjitoz, kur në një situatë si kjo meritonte të kishte një president që të kishte paanshmëri. Në një situatë si kjo të kishte një president efikas për të gjitha palët dhe për t’i ulur në tavolinë dhe në rast se partia nga vjen e kishte gabim të tregonte maturi.
Ne po tregojmë maturi e durim dhe nuk po tregojmë forcën e kartonit dhe e theksoj, ne duam një president dinjitoz. Ne e dimë që kjo nuk ju intereson kjo situatë, por ne duam që këtë proces demokratik të zgjedhjes së presidentit ta ushtrojmë si një celës që dhe PD të vijë dhe të zgjedhim një president konsensual”.

Meta
Me Ben Blushin replikoi kreu i Kuvendit Ilir Meta. Meta tha se maxhoranca po pret kontributin e opozitës për zgjedhjen e Presidentit. 
“ Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën", tha Meta. 

(d.b/l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet