Presidenti Begaj dekoron artistin Sokol Marsi me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

Presidenti Begaj dekoron artistin Sokol Marsi me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

Artisti Sokol Marsi dhe Bajram Begaj

Artisti i mirënjohur Sokol Marsi është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës, Bajaram Begaj.

“Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë. Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit”, shprehet presidenti Begaj.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj u shpreh se Sokol Marsi, është një prej emrave të shqiptarëve që i shërbejnë skenës artistike e kulturore të vendit e që lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo në botë.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua kur mblidhemi për të dekoruar ata shqiptarë që me punën e tyre, i shërbejnë skenës artistike e kulturore të vendit, e që lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo në botë! Emri i Sokol Marsit është një prej tyre! Suksese të mëtejshme zotit Marsi në karrierën e tij profesionale dhe si Drejtor Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore!”, u shpreh presidenti Begaj.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen