Qeveria i mori dekoratat, Begaj kthen ligjin: Nuk e konsultuat me ne, është kompetencë e Presidentit, jo e juaja

TIRANË- Kreu i shtetit Bajram Begaj që prej marrjes së kësaj detyre ka kthyer për shqyrtim ligjin e parë, atë të dekoratave. Ky vendim i Begajt vjen pasi ‘qeveria i mori’ Presidencës kompetencën për të dekoruar. Në arsyetimin e kthimit të ligjit ‘Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë’, thuhet se Presidenca është një organ kushtetues i pavarur dhe se kjo kompetencë i takon vetëm këtij institucioni dhe jo Kuvendit, kryeministrit apo ministrave siç parashikohet në ligj.

“ Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato”, thuhet në njoftim.  

Begaj thotë se qeveria nuk është konsultuar me institucionin e Presidencës kur ka hartuar ligjin e ri për dekoratat dhe thekson se ky ligj, në të cilin parashikohet ngritja e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, i heq kompetencat Presidencës. Në njoftim thuhet se ky bie në kundërshti me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve. Me ligjin e ri, Presidentit Begaj i lejohet të japë vetëm 23 dekorata në vit, e për këtë Begaj thotë se Kancelaria nuk mund të kushtëzojë kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Kthimi i ligjit nga Begaj vjen pasi Kuvendi miratoi me 75 vota pro ligjin që i heq Presidentit dekorimin. Sipas ligjit të ri, Presidenti nuk do të japë më shumë se sa 23 dekorata në vit pa miratimin e një organi të ri kompetent, që do të jetë Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Ligji i ri u hartua nga qeveria pasi kjo e fundit kërkoi pretendon se ish-presidenti Ilir Meta kishte abuzuar me dhënien e dekoratave. Gjatë mandatit 5-vjeçar si President, Ilir Meta ka dhënë rreth 700 dekorata, mbi dyfishin e pasardhësve të tij. Konkretisht, Presidenti nuk mund dekorojë çdo vit pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, më shumë se sa 10 % të numrit të përgjithshëm të dekoratave të të gjitha kategorive që mund të jepen brenda vitit.

Numri maksimal i dekoratave të të gjitha llojeve që mund të jepen brenda një viti nga të gjitha autoritetet është rreth 230. Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në vit. Dekoratat që do të japë kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do të ngrihet me urdhër të kryeministrit. Ndërkaq, në ligjin e ri janë parashikuar edhe kushtet kur një personazhi të dekoruar mund t’i hiqet dekorata. Dekorata parashikohet të hiqet në dy rrethana; kur mbajtësi i dekoratës dënohet me vendim gjykate të formës së prerë dhe kur shpallet person i padëshiruar në Shqipëri, pra për shtetasit e huaj. Dekoratat në Shqipëri jepen nga me dekret të presidentit, me urdhër të kryeministrit, me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes.

Llojet e dekoratave që i lejohen Presidentit të japë sipas ligjit të ri

1. Urdhri Suprem i Shqiponjës;
2. Urdhri i Skënderbeut;
3. Urdhri i Lisit Akademik;
4. Medalja e Meritës Ushtarake;
5. Medalja e Meritës Civile;
6. Medalja Nënë Tereza;
7. Medalja Pishtar i Demokracisë;
8. Medalja e Mirënjohjes Publike;
9. Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
10. Medalja e Shërbimit Ushtarak.
11. Medalja e Shërbimit të Rendit Publik

(Kliko këtu për të lexuar arsyet e kthimit të ligjit për dekoratat në Republikën e Shqipërisë)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 14/01/2023 05:55

    Ore Bake ca ben kshu re?! Apo ne tre, nje e ke per sy sipas mesimeve te Cekes...

    Përgjigju
  • Iris: 14/01/2023 01:47

    Jam dakord me presidentin,por mund te gjendet nje rruge e mesme duke marre dakordesine e te gjitheve ,kuvendit,kryeministrit,etj per dhenien e dekoratave.Por pjesa ku shenohen arsyet e heqjes se dekorates eshte e paqarte dhe le vend per interpretime.Se pari,kur hiqet dekorata per denim te formes se prere.Per cilat denime behet fjale se me forme te prere mund te denohesh per nje shkelje semafori,trafiku e deri per vrasje e tradheti?! Se dyti,kendveshtrimi per dike a dicka mund te ndryshoje me kalimin e kohes,p.sh.OCP dikur konsiderohej gati si org.terroriste,po keshtu dhe Arafati,por me vone opinioni ndryshoi dhe zoteria morri cmimin per paqen,po keshtu dhe opinioni per IRA ka ndryshuar me ndryshimin e ideologjise e taktikave te kesaj org.Ceshtja qendron nese propozuesit e heqjes apo venies se nje dekorate,do te jene ne gjendje te shohin pertej politikes se momentit??

    Përgjigju
  • ay qy: 13/01/2023 23:18

    Si ke filmi "koncert ne vitin '36". Po ngaterrojne kompetencat. MJERE NE!

    Përgjigju
  • Riku: 13/01/2023 18:41

    Kur po marrin avokatin e popullit dekoratat i kane buke e djathe... lum veshgjatet qe i kane

    Përgjigju
  • Qytetar: 13/01/2023 18:19

    O Ram shalgjati, sikur te mos e kishe vene Meten president, ne kundershtim me vullnetin e shprehur nga votuesit ne zgjedhjet parlamentare, nuk do ishin ndare medaljet si broshurat e Jehovait. Presidenti i ri, rri qe rri, le te jape nga nje dekorate. Nuk ka nevoje te krijohen poste koti ne administrate per njerez qe lidhin shirita e shtrengojne duar.

    Përgjigju
  • gasper: 13/01/2023 17:34

    Kete dekoraten pishtar i demokracise e moren gjith plerat....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni