5 ambasadorë të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit janë shkarkuar të premten me kërkesë të Ministrisë së Jashtme dhe me dekret të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Presidenti ka vendosur shkarkimin e Riza Poda, ambasador në Kinë, Bardhyl Canaj në Serbi, Sami Shiba në Egjipt. Gjithashtu janë shkarkuar nga detyra edhe Vasilika Hysi, ambasadore e Shqipërisë në Zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ambasadoren Albana Dautllari si ambasadore në Belgjikë. Kjo e fundit do të zërë vendin e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha si ambasadore e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.

Presidenti ka emëruar gjithashtu edhe Gazment Barbullushin si ambasador të vendit tonë në Belgjikë.