Presidenti Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara: Të përmbushim objektivat për zhvillim të qëndrueshëm

Presidenti Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara: Të përmbushim objektivat për zhvillim të qëndrueshëm

Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Presidenti Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.

"Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t'i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti  fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!", shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid 's'vdes kurrë', barazon 2-2 në 'Mestalla'! Valencia s'mban dot avantazhin e dyfishtë (VIDEO)

Real Madrid 's'vdes kurrë', barazon 2-2 në 'Mestalla'! Valencia s'mban dot avantazhin e dyfishtë (VIDEO)