Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndryshuar trupën diplomatike duke liruar nga detyra disa ambasadorë dhe emëruar të tjerë. Vihet re se disa prej ambasadorëve, veç angazhimit të tyre si rezident në vendin përkatës, do të jenë edhe diplomatë jo rezidentë në disa shtete.

Presidenti ka liruar Donika Hoxhën, ambasadore në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të zëvendësohet nga Spiro Koçi.

Eglantina Gjermeni, ambasadore e OSBE dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident.

Dastid Koreshi, është liruar nga detyra e ambasadorit pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg. Ai do të shërbejë si ambasador pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Florian Nova emërohet ambasador i Egjiptit si dhe jo rezident në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban e Sudan.

Elvira Isufi merr detyrën e ambasadores së Suedisë dhe do të shërbejë si jo rezidente në Finlandë, Islandë e Norvegji.

Ermal Muça emërohet ambasador në Japoni dhe jo rezident në Filipine, Indonezi, Singapor, Malajzi dhe Kore.