Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

"Shqipëria, i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit", tha Begaj.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.