Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

1706544499_4dc0e074b26649439ac5f3f6a5eb0693.jpg

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.Presidenti vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm, - u shpreh ai.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. 
 
Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi se: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosoves.


Lajmi kryesor:

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s! Brenda 2024 mbledhim Këshillin Strategjik mes dy vendeve! Hasani: Presim njohjen e patentave


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'