TIRANË- Nga Tirana në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ripërsëriti kërkesën e Ankarasë, për atë që ai e quajti pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016. Mesazhin ministri turk e tha gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani.

‘Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë' tha Hakan Fidan në mesazhin krah ministrit Hasani para gazetarëve.’- tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke, bëri po ashtu me dije se brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e parë strategjik mes dy vendeve, marrëveshje e nënshkruar me kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan në Anakara. Fidan shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.

‘Brenda 2024 duam të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të shkojë në 2 miliard dollarë brenda këtij viti.’- tha Fidan.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm Igli Hasani e quajti takim të frytshëm ku u diskutuan sfidat e sigurisë.

‘Sot, ne zhvilluam takimin e dytë të Grupit për Dialog Politik, një mekanizëm i paraparë nga Deklarata e Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar të vitit 2021 në Ankara.  Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në rrafshin dypalësh, rajonal e global.’- tha Hasani.

Dy ministrat e jashtëm diskutuan edhe për bashkëpunimin ekomomik Shqipëri-Turqi.

 “Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave.”- deklaroi Hasani.

Kryediplomati turk, një thirrje të ashpër i adresoi edhe komunitetit ndërkombëtar se nuk po bën aq sa duhet për paqen në Gaza.

 “Nuk po jepet leje për humbjen e ndihmave humanitare në Gaza, komuniteti ndërkombëtar nuk ka patur reagim në nivelin e duhur, faktori ndërkombëtar të marrë masa që kjo të përfundojë sa më shpejt sepse do jetë vonë, krahas atyre që humbën jetën nga plumbat, ka shumë që po humbin jetën nga uria!’- tha Fidan.

Kujtojmë, që më 22 shtator 2022, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë. Kopshti u mbyll me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit me argumentin se ishin konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Kolegji ishte pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Kryeministri Rama pret kryediplomatin turk, Hakan Fidan

1706565584_GFA4dNnWwAAyG3A.jpg

Kryeministri Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajmi u bë me dije nga vetë ministria turke nëpërmjet një postimi në median sociale X – dikur Twitter.

Pa asnjë detaj më tepër, zyra e Fidan shkruan se kryediplomati u takua me Ramën, duke shpërndarë kështu edhe disa foto


.

Ora 17:05
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

1706544499_4dc0e074b26649439ac5f3f6a5eb0693.jpg

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.Presidenti vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm, - u shpreh ai.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. 
 
Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi se: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosoves.

Ora 13:53
Ministri turk: Brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve

 

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidam në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri bëri me dije se brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e parë strategjik mes dy vendeve.

Fidan shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.

“Brenda 2024 duam të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të shkojë në 2 miliard dollarë brenda këtij viti. Dje patëm bisedime me biznesmenët turq, për të parë fushat ku mund të investohet në Shqipëri. Bashkëpunimi që kemi aktualisht nuk është sa kapaciteti që kemi. Kemi më shumë mundësi për të bashkëpunuar. Për këtë edhe qarqet e biznesit duhet të tregojnë angazhim”, tha ai.

Nënshkrimi i marrëveshjes  për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë me Turqinë u nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Recep Tayyo Erdogan në vitin 2021 në pallatin presidencial në Ankara.

Ora 12:27
Ministri turk në Tiranë thirrje ndërkombëtarëve: Ti jepet fund luftës në rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm turk në një vizitë zyrtare në Tiranë, i ka bërë thirrje komiteti ndërkombëtar që ti jepet fund luftës në Rripin e Gazës. Sipas tij njerëzit po vdesin jo vetëm nga bombardimet por edhe nga uria.

‘Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komiteti ndërkombëtar të marrë masa anë të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave.’- tha Fidan.

Ora 12:25
Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Takim edhe me Ramën, do thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku u prit nga homologu Igli Hasani. Më tej, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me Hasanin, ai theksoi se do të thellojnë bashkëpunimin mes ty vendeve në shumë fusha, si ekonomia, arsimi apo turizmin.

"Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë  e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit", tha Fidan.

Ora 12:25
'Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri' Mesazhi i ministrit të jashtëm turk: Turqia është e ndjeshme për këtë çështje

 

Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë' tha Hakan Fidan.