Mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, 1 mijë pjesëmarrës nga 40 shtete të botës! I pranishëm edhe Begaj

KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.  Presidenti po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku do të mbajë edhe një fjalim. 

Ky forum do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afërsisht 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe paqes. Para nisjes, Osmani mbajti një prononcim për mediat.

“Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.

Në këtë forum, do të ketë një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Ndërkohë, Begaj do të këtë një takim 'kokë më kokë' me Osmanin si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. 

Begaj ka folur në konferencë për media pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

“Marrëdhëniet midis dy shteteve unë nuk do ti quaja shumë të mira politikisht, por janë marrëdhënie sië duhet të jenë. Janë jashtëzakonisht të mira dhe vëllazërore. Është e rëndësishme që të punojmë për popullin tanë. Marrëdhëniet ekonomike duhet të zhvillohen. Politika jonë e jashtme është e linjëzuar me atë evropiane dhe euroatlantik. Shqipëria e ka për detyrë që të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Jam shpresë plotë që nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Begaj. 

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shqipërinë. 

“Kurrë nuk është e tepërt që ta shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi te bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë. Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë. Jemi të bindur që kjo është rruga e vetme për ne. Asnjëherë nuk ka pasur alternativë tjetër”, tha Osmani.

Ora 11:11
Presidenti Begaj në Kosovë: Konfliktet në Ballkan, dëshmi e çmimit të shtrenjtë të paguar nga gratë! Kemi ende shumë punë për të forcuar rolin e tyre

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet në Kosovë. Në fjalë e tij, Presidenti Begaj vuri okusin te roli i grave për paqen dhe sigurinë.

Begaj u ndal edhe te konfliktet e hershme në Ballkan, për të cilat tha se çmimin më të rëndë e kanë paguar gratë.

Presidenti Begaj tha se ka ende shumë punë për të forcuar gratë dhe barazinë gjinore.

“Nder të flas sot në këtë forum, ky takim është dëshmi e zotimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë. Reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme përparimtare, ku roli i grave do jetë themelor. BP ka qenë dëshmitar i konflikteve që kanë lënë shenjë ta paharrueshme në tokat tona, por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do mbetet në kujtesën tonë historike. Ndër ata që kanë mbajtur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë. Këto konfliktet na shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme të çmimit aq të shtrenjtë të paguar veçanërisht të paguar nga gratë. Jemi bërë bashkë për të ritheksuar përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të nxitur paqen në Ballkanin Perëndimor.

Dua të falënderoj Osmanin për nisëm e jashtëzakonshme dhe organizmin e këtij forumi. Mbetet shumë punë për të forcuar gratë dhe barazinë gjinore. Paqja dhe siguria nuk mund të garantohet pa barazinë e plotë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. I rëndësishëm është arsimi për gratë dhe vajzat, investimi për arsimin tyre hap jo vetëm mundësi të reja, por i përgatit për të sfiduar normat dhe tabutë”, tha Begaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI