Presidenti Begaj takohet me ambasadoren Yuri Kim: Partneriteti ynë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

Presidenti Begaj takohet me ambasadoren Yuri Kim: Partneriteti ynë  është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

Bajram Begaj dhe Yuri Kim

Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në një postim Tëitter, Begaj shkruan se takimi i parë për të si president i Shqipërisë u zhvillua pikërisht me ambasadoren amerikane, çka i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve. Ndër të tjera thotë se patneriteti i SHBA-së me Shqipërinë është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i sotëm me Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëria dhe SHBA krah për krah”, shkruan Begaj.

Më 24 korrik, Begaj mori detyrën dhe tha prioritetet e tij në mandatin 5-vjecar do të jenë uniteti politik dhe njerëzor, siguria kombëtare, rrugëtimi drejt BE dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj shtoi se po e merr këtë përgjegjësi në një moment historik dhe misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët e nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.  Fjalët e tij të para si president, Bajram Begaj ia kushtoi luftës në Ukrainë, e më pas rrugës së pakthyeshme drejt integrimit. Një mesazh e pati edhe për qeverinë dhe opozitën, ndërsa paralajmëroi 0 tolerancë ndaj kujtdo që vë interesat e tij para atyre të kombit.

Teksa renditi objektivat e tij në marrjen e detyrës si President, Bajram Begaj tha se u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Presidenti Begaj tha se do të jetë shërbëtori i popullit të tij dhe do të mbështesë rrugëtimin euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo ata ndodhen.

Në postin e kreut të shtetit, Bajram Begaj zëvendëson Ilir Metën. Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Yuri Kim reagon pas takimit me presidentin Begaj: E falenderoj për angazhimin ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë

1656445883_80006165271ab78f5.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj, të cilin e uron për postin e ri që ka marrë dhe e falenderon për angazhimin ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Urime sërish President Bajram Begaj, dhe faleminderit për udhëheqjen dhe angazhimin tuaj të fortë ndaj partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë!” –shkroi Yuri Kim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I presekutuari: 27/07/2022 17:04

    Bravo Leonard njeri shume i mencur me propozimet e tua per koke pataten per marjen e Statusit NON GRADA Shendet ne Familje????

    Përgjigju
  • leonard: 27/07/2022 16:19

    Zonja Kim Like floriri duhet te mari tre non grata nje si anti amerikan, nje hajdut dhe vrases dhe e treta per spiun i sigurimit. Ju lutemi dekoroheni sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave