Presidenti Bajram Begaj priti këtë të mërkurë ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, Nogozene Bakayoko, e cila i dorëzoi Letrat Kredenciale në një ceremoni zyrtare.
Gjatë takimit, Begaj u ndal te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mundësitë për ta zgjeruar atë në fusha si ekonomia, tregtia dhe bujqësia. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh, me synimin për të krijuar më shumë hapësira bashkëpunimi.
Presidenti i uroi ambasadores suksese në detyrën e saj diplomatike, ndërsa shprehu bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në takim, Begaj shprehu edhe mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë.
Komente









