1737372671_bajrambegaj.JPG

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social "X", Begaj shkruan:

Urime të ngrohta për @realDonaldTrump për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.

Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.


Lajmi kryesor:

Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin