Presidenti Begaj vijon turin në katundet arbëreshe: Ju falënderoj për ushqimin që i jepni atdhedashurisë

Presidenti Begaj vijon turin në katundet arbëreshe: Ju falënderoj për ushqimin që i jepni atdhedashurisë

Presidenti Begaj vizitë në katundin arbëresh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vijoi sot turin në Kalabri me vizitat në katundet arbëreshe të pavizituara më parë më parë nga presidentët shqipëtarë.

San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto ishin tre komunat e tjera të Kozencës që mikpritën sot Kryetarin e Shtetit.

Në sheshin e San Martino di Finita, në hyrje të të cilit ndodhet shqiponja dykrerëshe, ai u prit nga drejtuesit e komunës dhe banorët arbëreshë e shqiptarë, të cilët kanë shkuar aty pas viteve ’90.

Veç historisë së ruajtur në arkitekturë, San Martino di Finita ka të arkivuar në bibliotekën e komunës edhe të gjithë të shkuarën e lashtë. Presidenti Begaj vizitoi bibliotekën dhe kishën e ndërtuar nga arbëreshët në fillim të shekullit të XVI dhe përcolli mesazhin e vijimësisë së traditës për të promovuar këtë thesar historik.

“Kjo është një kërkesë që i bëhet Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë për të vizituar të gjitha komunat arbëreshe, kërkesë e lidhur me mundësinë për t’u takuar së bashku, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të mundësuar realizimin e të gjitha nevojave dhe problemeve të zgjidhshme që ju mund të keni”, - theksoi Presidenti nga San Martino di Finita, ndërsa shprehu besimin se veç tij, që është i pari President shqiptar që viziton këto komuna, do të vijnë më pas edhe të tjerë personalitete për të mundësuar një shkëmbim idesh e vizionesh për të ardhmen e përbashkët.

“Besoj se pas vizitës sime të parë arritëm diçka. Rai Calabria tashmë ka një program në arbërisht”, - u shpreh Presidenti  Begaj, i cili premtoi projekte të tjera, të cilat duhet t’u shërbejnë të rinjve, pasi do të jenë ata që do të trashëgojnë dhe do të promovojnë vlerat e Arbërisë dhe kombit.

Më pas Presidenti Begaj vizitoi qytetin e lashtë, San Benedetto Ullano, ku u prit nga banorë të veshur më kostume tradicionale, të cilët e shoqëruan atë përgjatë vizitave në Muzeun e Palazzo Bisciglia, ku ruhet çdo dokument i arbëreshëve të parë që ndërtuan këto rajone, si dhe në kishën e ndërtuar nga familja Rodota me origjinë nga Shkodra.

“Jam këtu t’ju falënderoj për të gjithë ushqimin që ju jepni i përditë atdhedashurisë, ushqim që fillon me mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe, dhe vazhdon të tregohet çdo ditë me historitë tuaja dhe me portat që ju sapo keni zhvilluar si projekte për të vazhduar për të trajtuar historinë e Arbërisë”, - u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar projektin "Le Porte Narranti" në San Benedetto Ullano, me dyer të vjetra të pikturuara, që ruajnë trashëgiminë identitare, historinë dhe gjuhën arbëreshe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

1714681860_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zëvendës Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani. Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkusjtimin e palëkundur të Shqipërise për integrimin në Bashkimin Evropian. Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Ora 19:05
Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s

1714681927_6859a468709844f78ade2faf1b250137.jpg

Pasditën e sotme Presidenti mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e bashkisë së re të komunës së Cerzetos.

“Kur hyra në këtë bashki të re, pikturat me rrugët e ngushta dhe kalldrëme më kujtuan direkt Krujën, - u shpreh Presidenti.

Eshtë shumë bukur të shohësh se si lidhja shpirtërore e arbëreshëve me atdheun është shprehur edhe nëpërmjet arkitekturës. E gjithë kjo, së bashku me ruajtjen e ritit, kulturës, gjuhës arbëreshe, veshjes, është unikale, - vijoi Kreu i Shtetit. Ju faleminderit juve dhe paraardhësve tuaj për këtë akt patriotik të jashtëzakonshëm! Vijoni ta trashëgoni te fëmijët dashurinë tuaj për atdheun!

Ne do të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona të mbështesim këtë shpirt të jashtëzakonshëm atdhedashës tuajin.- vlerësoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Begaj  i shprehu gjithashtu kryetarit të bashkisë së Cerzetos mirënjohjen për atë që kjo komunë bën për të mirëritur emigrantë nga vendet me paqe të kërcënuar duke dëshmiar një tipar tjetér tonin, mikëpritjen.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur