Presidenti Begaj vizitë dyditore në Gjermani, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE! Takim edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Gjermani, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE! Takim edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.

Në fokus të takimit mes Presidentit Begaj dhe homologut Steinmeier do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.

Në Berlin, Presidenti Begaj do të takohet edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

"Pas Berlinit, Presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion “ për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.  Më pas, Presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher”, njoftoi sot Presidenca.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajram begobey: 18/06/2024 14:43

    Ishallah eshte Bajrami shans per kombetaren,, se e paska gjet viziten fiks per ndeshje ! Se edi ters !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?